Arbëri

Rahoveci nis punën në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latif, gjatë ditës së djeshme, ka nënshkruar vendimet për formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, amvisëri dhe ekonomi familjare , infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, kanalizime të shkaktuara nga breshëri dhe shirat e rrëmbyeshëm me date 14.15.16 qershor 2018.

Zyrtarët komunalë, të emëruar nëpër këto komisione, nga sot kanë dal në teren për të marrë të dhëna dhe më pastaj të përgatitin raportin më në detaje lidhur me vlerësimin e dëmeve dhe shkallën e dëmtimit dhe koston e këtyre dëmeve.

Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në amvisëri dhe ekonomi familjare janë: Esat Hoti kryesues, Njazi Sokoli, Gzim Makshana, Fidan Hoti dhe Asllan Mazreku.

Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi janë: Nysret Shala kryesues, Jeton Kryeziu, Ilvi Durguti, Selami Mashuku dhe Nesimi Sharku.

Emrat e anëtarëve të komisionit për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, rrugë, rrugica, kanalizime janë: Sylejman Daka kryesues, Venhar Topalli dhe Vadet Kadiri.