Projekti i zonës ekonomike në Viti, peng i një kontesti pronësor Foto: Koha

Projekti i zonës ekonomike në Viti, peng i një kontesti pronësor

19 qershor 2018 10:55

Komunës së Vitisë i kanë dalë telashe me projektin për ndërtimin e zonës ekonomike në një sipërfaqe prej 15 hektarësh e gjysmë në fshatin Budrigë. Ndaj procesi do të ngadalësohet, ngase dyshohet se komuna ka përfshirë gabimisht afro 50 arë tokë, të cilat ishin pronë private.

Komunarët i kanë deklaruar KD-së se ata janë duke pritur një përgjigje nga gjykata, në të cilën do të jepen sqarimet e nevojshme lidhur me pretendimet e palës, e cila insiston në të drejtën e pronësisë që ka në lokacionin e zonës ekonomike. Ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë pasur lëshime gjatë ndarjes së pronës për zonën ekonomike, ngase sipas tyre komuna ka edhe mungesë të dhënash kadastrale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hasan Aliu, nënkryetar i Komunës së Vitisë, ka deklaruar se një person është paraqitur në zyrën e tij dhe i kishte prezantuar një vendim, i cili daton nga viti 1970 me të cilin është tentuar të vërtetohej pronësia.

Ai ka thënë se pala i kishte thënë se gjatë viteve ‘70 ish-pushteti i atëhershëm jugosllav i kishte marrë një pjesë toke për nevoja të hapjes së kanalit të lumit Morava, dhe më pas ishte kompensuar me tokë në një lokacion ku edhe planifikohet të ndërtohet zona ekonomike. Ai thekson se komuna është e gatshme që të shpronësojë tokën nëse vlerësohet e nevojshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme