Sport

Për Gabriel Jesusin mund të ketë përfunduar sezoni

Descriptive Text

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Gabriel Jesus mund të mos luajë sërish në këtë sezon, pasi ka thyer ashtin ‘metatarsal’ të këmbës së tij.

Jesus, 19 vjeç, iu nënshtrua një operacioni të enjten pasi kishte ndërpreë takimin në minutën e 15 në fitoren prej 2-0 ndaj Bournemouthit, transmeton Koha.net.

“Ai do të rikthehet në fund të këtij sezoni ose sezonin tjetër. Njerëzit thonë për dy apo tre muaj”, është shprehur Guardiola, raporton BBC.

Braziliani ishte transferuar në janar nga Palmeiras për 27 milionë funta, dhe ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm me klubin anglez.