Arbëri

Mitrovicasit s’e ndjejnë as lirinë e as pavarësinë e Kosovës

Në përvjetorin e 9-të të Kosovës si shtet, rrënojat e një muri që synonte ndarjen mes jugut dhe veriut në Mitrovicë vazhdojnë të jenë aty, e veç dy metra më tej, vendit po i bëhet gati një bazë e re betoni.

Qyteti i ndarë tash e 18 vjet vazhdon të jetë prioritet deklarativ i politikës kosovare.

Vendi që ka pasurinë më të madhe nëntokësore, Trepça, ka mbetur njëri ndër qytetet më të varfra në Kosovë.

Asamblisti shqiptar në veri Gezim Alushi thotë se pavarësia nuk mund të ndjehet, derisa të mos bëhet kthimi i plotë i banorëve në pronat e tyre në veri.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, që vjen nga Vetëvendosje, thotë se niveli qendror për Mitrovicën flet vetëm më 17 shkurt apo në seanca plenare për poenë politikë.

Thotë se ky pushtet shqiptarët matanë urës i ka gjuajtur në një komunë artificiale, siç është ajo e veriut.

Ndërsa qytetarët thonë se jeta në Mitrovicë është sikur në vitin 1999.