Arbëri

Udhëheqja e Partisë Fjala vizitoi Memorialin "Adem Jashari" në Prekaz

Kryetari i Partisë Fjala, Dr.Gëzim Kelmendi, me bashkëpunëtorët vizituan sot Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ata u mirëpritën nga Prof.dr.Murat Jashari si përfaqësues i familjes Jashari.

Kryetari Kelmendi, uroj familjen Jashari me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe deklaroj se familja Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, kanë meritat kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.