Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e Estonisë, Eve Kulli Kala, ku u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të posaçëm në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.
Duke e falënderuar ambasadoren për përkrahjen e deritashme të Estonisë, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja Eve Kulli Kala, theksoi vullnetin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen e shtetit të saj për proceset zhvillimore dhe evropianizuese në Kosovë.
Gjatë takimit, u bisedua edhe për prioritetet që Estonia do të ketë gjatë Presidencës së BE-së, nga korriku deri në dhjetor 2017, si dhe proceset që lidhen me rrugën integruese evropiane të Kosovës.
-
15 shkurt 2017 14:57
-
Shpërndaje në: