Arbëri

Padinë për gjenocid kundër Serbisë Thaçi po e zëvendëson me iniciativë për pajtim

Para se Hashim Thaçi të inicionte krijimin e Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, në vitin 2015 kishte paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, raporton KTV.

Derisa padia mbeti vetëm fjalë, presidenti nisi me hapa konkretë drejt pajtimit me Serbinë. 
Në presidencë, krijimin e këtij komisioni e vlerësojnë nismë të duhur për pajtimin ndëretnik.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se dështimi i drejtësisë për të dënuar kryerësit e krimeve ka sjellë këtë komision. 
Blakaj nuk pret shumë edhe pas funksionimit të këtij komisioni. 
Ndërsa, profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, tha se ky është një veprim politik i presidentit.

Thotë se formimi i këtij Komisioni është obligim ligjor i drejtësisë tranzicionale. 
Në presidencë thonë se për t’u themeluar Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, duhet të krijohet edhe infrastruktura e re ligjore.