Arbëri

Për dy ditë, dy aktakuza kundër dy ish- kryetarëve të komunave

Prokuroria Speciale për dy ditë, ndaj dy ish-kryetarëve të komunave, ka ngritur aktakuza.

Këtë të martë, për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj, ish-drejtorit për Buxhet dhe Financa, Qazim Mehmeti, dhe udhëheqësit të zyrës së prokurimit, Nikollë Lleshi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktualisht shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, që aktakuzën e ka cilësuar si tentim për denigrim.

Të hënën, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë nën dyshimet për veprën e njëjtë penale, ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, dhe 8 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune. Të akuzuar, të liruar nga akuzat, por edhe të dënuar janë edhe disa ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë të komunave nëpër Kosovë.