JETA

Rrëfimet e ish-ushtarëve që i bashkon bjeshka e Maqitevës

Ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të Brigadës 123 në zonën e Pashtrikut, bëhen bashkë në fshatin Maqitevë të Therandës çdo herë si shokë lufte për t’i rikujtuar momentet e vështira e herë-herë edhe gazmore të ’99-tës.

Miqësia e tyre ka vazhduar edhe pas periudhave të vështira.

Për çdo përvjetor të shtetit a ditë të zakonshme, ata i vizitojnë edhe pikat e qëndrimit në luftë.

Ilmet Fonaj, komandant i Togut të Policisë Ushtarake të Brigadës 123, ka rrëfyer për emisionin JETA në Kohavision disa raste kur jetën e kishte pasur në rrezik.

Ka kujtuar edhe se si në ditëlindje, vendqëndrimi i tij ishte zbuluar nga serbët, të cilët më pas e kishin gjuajtur me tanke.

Veç tjerash, si shokë lufte, ai ka kujtuar edhe momente gazmore, të cilat e kishin mbajtur gjallë motivin e tyre për luftë.