INTERAKTIV

A mund të ketë një marrëveshje të fshehtë mes Kurtit dhe ndërkombëtarëve për asociacionin?

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se duke dashur ta pengojë anëtarësimin e Kosovës, Serbia ka dëshmuar se nuk është e denjë të jetë anëtare në Këshillin e Evropës.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Baraliu ka thënë se Serbia të martën ka pësuar dështim diplomatik shumë të dëmshëm. 

Derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Baraliu ka thënë se mund të ketë marrëveshje mes ndërkombëtarëve dhe Kosovës që “disa gjëra të mos bëhen tani”.

“Kam përshtypjen se Asociacionit është kërkuar, është premtuar, por është lënë, vetë fakti se nuk është përmendur në raportin e Bakoyannisit si kusht, pasi ashtu u proklamua nga Escobari. Kemi të bëjmë me diçka tjetër, kemi të bëjmë me strategji politike dhe marrëveshje mes ndërkombëtarëve dhe Kosovës – z.Kurti – që disa gjëra të mos bëhen tani, që ta marrë edhe një mandat, pra nuk është që ka një luftë të hapur, ka zëra, ka mospajtime, por nuk do të thotë që Perëndimi nuk e ka pranuar këtë qeverisje dhe këtë kryeministër, e ka pranuar dhe bashkëpunon me të”, është shprehur ai.

Emisioni i plotë me Mazllum Baraliun - Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së