INTERAKTIV

Gashi: Lufta hibride, sfida kryesore e sigurisë në Kosovë

Lufta hibride nëpërmjet sulmeve kibernetike, krijimi i pasigurisë së përgjithshme me dezinformata është sfida kryesore e sigurisë në Kosovë, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi.

“Aktualisht është lufta hibride. Kërcënimet kibernetike, pasi Kosova është target i sulmeve kibernetike dhe krijimi i pasigurisë së përgjithshme, përmes pamundësisë që ne si shtet të kemi një qasje dhe kontroll të informacioneve që plasohen te qytetarët. Kanë arritur nëpërmjet portaleve që s’kanë adresë të krijojnë panik kolektive si rezultat i pasojave që i kemi kaluar sepse s’është larg qëkur Kosova ka kaluar një luftë”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së të premten.