INTERAKTIV

Mustafi: S’ka strategji dhe plan veprimi nga Kosova e Shqipëria për Luginën

Ragmi Mustafi, nga Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, ka thënë se deri tash nuk ka një strategji apo plan veprimi nga Kosova dhe Shqipëria për Luginën e Preshevës.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, të enjten, Mustafi ka thënë se çështja e Luginës duhet të jetë temë qenësore e zgjidhjes gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë nën ombrellën e institucioneve të Kosovës dhe nën mbështetjen e Tiranës, por gjendja është kjo që është. Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët në raport me Luginën e Preshevës. Deri tani nuk ka strategji, nuk ka plan veprimi, kemi tendenca për ta ngritur këtë çështje në tavolinat ku flitet edhe për minoritetet”, ka thënë ai.