Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Hargreaves: Partitë të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve

Jonathan Hargreaves

Ambasadori Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të reja. Gjatë vizitës që i ka bërë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ai ka thënë se Kushtetuta e kërkon këtë bashkëpunim politik dhe ka shprehur pritjen që menjëherë pas procesit të numërimit, të konstituohet Kuvendi, të formohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti

Thirrje për bashkim e bashkëpunim i ka bërë spektrit politik ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Pasi ka vizituar të martën Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, për të përcjellë nga afër procesin e numërimit të votave të kandidatëve, Hargreaves ka thënë se nevojitet formimi i institucione sapo numërimi të kryhet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mesazhi im për partitë politike është i njëjtë siç ka qenë gjithë kohës, që është e qartë se cilatdo qofshin rezultatet e këtij procesi, do të nevojitet bashkëpunim midis partive politike. Ky vend ka një kushtetutë të fortë që i ka shërbyer shumë mirë gjatë 18 viteve të fundit dhe kërkon që politikanët të punojnë së bashku për të mirën e vendit, të vijnë dhe ta formojnë kuvendin, qeverinë dhe të zgjedhin presidentin. Kjo është ajo që shpresoj se do të ndodhë sapo këto rezultate të bëhen të qarta”, ka thënë Hargreaves.

Ambasadori ka thënë se edhe pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje mund të kuptohet si mesazh. 

“Nga bisedat me njerëzit, e kuptova se ishin mjaft të lodhur dhe kishin pak lodhje me kaq shumë zgjedhje në një kohë të shkurtër dhe dyshoj se kjo mund të jetë shkaku i pjesëmarrjes së ulët. Sigurisht, ende nuk i kemi marrë të gjitha votat dhe mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë se komisioni zgjedhor duhet të marrë të gjitha votat nga diaspora dhe burime të tjera”, ka thënë ai.
Ambasadori Hargreaves është shprehur se është i impresionuar nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe monitoruesit në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. 

Procesi i numërimit të votave për kandidatë ka filluar të hënën, e të martën është përmbyllur në disa komuna.