16-vjeçarja nga Suhareka, Enkela Voci, do të vazhdojë karrierën në Turqi, ka njoftuar të dielën Federata e Volejbollit e Kosovës.
Voci nga Gjinoci i Suharekës është transferuar te klubi turk, Kuzeyboru. Sipas FVK-së, ky klub garon në Ligën e Parë të Turqisë, njërën nga ligat më të forta në Evropë.
Enkela është e gjatë 184 centimetra, ndërsa ishte prej lojtareve më të dalluara të Gjinocit dhe të ekipeve të grupmoshave të reja të Kosovës.
“Jam krenare dhe e lumtur që po e bëj realitet një ëndërr për të cilën kam punuar shumë”, ka thënë Enkela Voci për FVK-në.