Nga skuadra e Manchester Cityt tashmë janë larguar disa lojtarë si Bernardo Silva dhe John Stones.
Nga City u largua edhe trajneri ikonik, Pep Guardiola. Spanjolli Guardiola pas përfundimit të edicionit 2025/26 i dha fund aventurës dhjetëvjeçare te City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Athletic” ka raportuar të martën se nga klubi i madh anglez mund të largohen edhe tetë futbollistë të tjerë.
Nathan Ake e Nico Gonzalez mund të jenë prej futbollistëve që mund të mbyllin bashkëpunimin me Cityn. Edhe Mateo Kovaçiq mund të largohet.
Edhe bashkëkombësi i kroatit Kovaçiq, Joshko Gvardiol, përmendet për t’u larguar.
E sigurt nuk është as e ardhmja e Tijjani Reijndersit, Omar Marmoushit, Rico Leëisit dhe e James Traffordit.
City e mbylli edicionin si nënkampion i Anglisë.