Kantautori britanik Mark Orabiyi, i njohur me emrin Talay Riley, ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pasi u ther me thikë në lindje të Londrës. Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vazhdojnë, ka raportuar Fox News.
Sipas autoriteteve, Orabiyi u gjet i plagosur rëndë pranë një prone në zonën e Rayleigh Road. Ekipet mjekësore tentuan t’i shpëtonin jetën, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mark ishte një djalë, vëlla, xhaxha dhe mik i dashur. Ai solli dashuri, dritë dhe gëzim në familjen tonë dhe te të gjithë ata që e njihnin. Do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë, shpirtin e bukur dhe talentin e jashtëzakonshëm. Ai preku jetën e shumë njerëzve dhe kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.
Hetuesja Joanna Yorke ka thënë se bëhet fjalë për një ngjarje tragjike dhe u bëri thirrje qytetarëve që mund të kenë informacione ose pamje nga kamerat e sigurisë të kontaktojnë policinë.
Një 20-vjeçar është dërguar në spital me lëndime që nuk konsiderohen të rrezikshme për jetën.
Riley e ka nisur karrierën muzikore që në moshë të re dhe ka nënshkruar kontratën e parë profesionale në moshën 18-vjeçare. Ai u bë një nga autorët më të respektuar të këngëve në prapaskenat e industrisë muzikore britanike.
Gjatë karrierës së tij, ai bashkëpunoi me artistë të njohur si Britney Spears, Dua Lipa, Jessie J, Usher, Khalid, Chris Brown, Ellie Goulding, Nick Jonas dhe Craig David.
Ndër këngët më të njohura ku ai dha kontributin e tij janë “Who’s Laughing Now”, “Young Dumb & Broke”, “Last Dance”, “Clumsy” dhe “Like I Do”.
Vdekja e tij ka tronditur industrinë muzikore, ku ai vlerësohej si një nga krijuesit më të talentuar të brezit të tij.