Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shakira: Nuk ka vend për romancë në jetën time

shakira

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira ka treguar se aktualisht nuk është në kërkim të një lidhjeje të re romantike, pasi po i përkushtohet plotësisht fëmijëve dhe karrierës së saj.

Artistja e hitit “Whenever, Wherever” është beqare që nga ndarja me ish-futbollistin Gerard Piqué në vitin 2022. Ish-çifti kanë dy djem, Milan dhe Sasha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka romancë për mua tani për tani. Nuk ka hapësirë dhe as kohë në jetën time për këtë. Jam shumë e angazhuar. Fëmijët e mi janë prioriteti im. Dhe karriera ime. Çuditërisht, jam e dashuruar me karrierën time më shumë se kurrë më parë. Po e shijoj gjithashtu kohën time vetëm”, ka thënë ajo.

Këngëtarja 49-vjeçare foli edhe për periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke kujtuar ndarjen nga Piqué dhe problemet shëndetësore të babait të saj, William, shkruan Female First.

“Po jetoja momentin më të errët, kur pashë shpërbërjen e familjes sime. Familja që kisha ëndërruar ta ruaja përgjithmonë,” tha ajo.

Megjithatë, Shakira beson se dhimbja e ka bërë më të fortë dhe më të mençur.

“Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Është e jashtëzakonshme të kuptosh se njerëzit kanë një forcë të brendshme që mund ta gjejnë në çdo moment të jetës.”

Artistja theksoi se edhe vuajtjet sjellin mësime të vlefshme.

“Jeta ndonjëherë mund të jetë e vështirë, por është gjithashtu e bukur dhe e mbushur me dritë dhe hije. I jam mirënjohëse jetës për çdo moment, si për ato të bukurat ashtu edhe për ato të errëtat”, ka thënë ajo.

Pavarësisht ndarjes, Shakira tha se do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj Gerard Piqué për rolin e tij si baba i fëmijëve të tyre.

“Do të kem gjithmonë mirënjohje në zemrën time për babain e fëmijëve të mi dhe për faktin që më bëri nënën që jam sot.”