Ndryshimet në ciklin menstrual gjatë mesit të të dyzetave mund të shkaktojnë shumë pasiguri. Çdo ndryshim nga modeli i zakonshëm i menstruacioneve mund të duket si një shenjë e tranzicionit drejt menopauzës, i njohur si perimenopauzë ose faza para menopauzës.
Fatkeqësisht, faza e hershme e perimenopauzës karakterizohet nga pasiguria, sepse ky tranzicion ndodh gradualisht dhe jo menjëherë, shkruan The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa menopauza është një moment specific, ajo konsiderohet e arritur kur kanë kaluar 12 muaj nga menstruacioni i fundit. Diagnoza vendoset vetëm pas kësaj periudhe, kur vezoret kanë ndaluar prodhimin e estrogjenit, hormonit që drejton ciklin menstrual.
Si duket perimenopauza?
Mesatarisht, perimenopauza fillon rreth moshës 47 vjeç.
Një cikël menstrual që fillon të ndryshojë është zakonisht shenja e parë. Sipas profesoreshës së obstetrikës dhe gjinekologjisë Nanette Santoro, ndryshimi më i zakonshëm është humbja ose anashkalimi i një cikli menstrual.
Simptomat e para shfaqen mesatarisht katër vjet para menstruacionit të fundit, por kjo ndryshon nga personi në person. Tek disa gra, cikli fillon të ndryshojë vetëm disa muaj para menopauzës, ndërsa tek të tjera mund të ndodhë deri në një dekadë më herët.
Në fazën e hershme të perimenopauzës: Menstruacionet bëhen më pak të rregullta, mund të vijnë një javë më herët ose më vonë se zakonisht, fluksi menstrual mund të jetë më i lehtë ose më i rëndë dhe rreth 40% e grave përjetojnë afshe të nxehta (hot flashes).
Në fazën e vonshme: Menstruacionet bëhen edhe më të rralla, ndonjëherë me intervale deri në dy muaj, afshet e nxehta arrijnë kulmin dhe shfaqen tek rreth 80% e grave.
Pse ndodhin këto simptoma?
Shkaku kryesor është ulja graduale e niveleve të estrogjenit. Pas dekadash prodhimi të rregullt të këtij hormoni, vezoret fillojnë të ngadalësojnë funksionin e tyre. Si rezultat, trupi merr më pak estrogjen dhe në mënyrë më të paqëndrueshme.
Nëse menstruacionet kanë ndaluar për arsye të tjera, si: heqja e mitrës, kimioterapia, përdorimi i spirales hormonale (IUD), kontraceptivët vetëm me progesteron, ose gjendje të tjera që ndikojnë në ciklin menstrual, atëherë ndryshimet e ciklit nuk do të jenë tregues i besueshëm, por simptomat e tjera mund të jenë të dukshme.
A duhen analizat e gjakut?
Ekzistojnë analiza për estrogjenin, por ato nuk janë gjithmonë shumë të dobishme. Sipas profesoreshës Lauren Streicher, nivelet e estrogjenit luhaten shumë gjatë perimenopauzës: Një rezultat normal mund të jetë thjesht një moment kur hormoni është rritur përkohësisht; një rezultat i ulët mund të jetë normal në periudha të caktuara të jetës.
Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se jam në perimenopauzë?
Nëse ke simptoma tipike të menopauzës, konsultohu me një gjinekolog ose specialist të menopauzës sepse ekzistojnw terapi hormonale, që mund të ndihmojnë në menaxhimin e shumicës së simptomave.
Gjithashtu rekomandohet: gjumë i mirë, ndërprerja e duhanit, aktivitet fizik i rregullt, ushqim i shëndetshëm dhe i pasur me fibra.
Në moshën e mesme është gjithashtu e rëndësishme të kontrollohesh rregullisht për: tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë dhe diabet.
Nëse je mbi 45 vjeçe dhe po vëren menstruacione të çrregullta, afshe të nxehta, probleme me gjumin ose ndryshime në humor, ka shumë mundësi që të jesh në perimenopauzë.
Në shumicën e rasteve, diagnoza vendoset bazuar në simptomat dhe jo në analizat e gjakut.