Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të koduar “SKY ECC” kanë ekspozuar një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë, përdorimin e dokumenteve të identitetit të rreme, posedimin e paligjshëm të armëve dhe pastrimin e parave në të gjithë Evropën.
Inteligjenca e mbledhur gjatë tri vjetëve hetimi çoi në aksionin e 9 qershorit në Kosovë, ku autoritetet arrestuan pesë anëtarë të rrjetit kriminal. Rreth 150 policë ishin në aksion, mbështetur nga Europoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEuropoli përmes një komunikate ka thënë se grupi kriminal ka përdorur platformën e komunikimit për të koordinuar aktivitetet e trafikimit të drogës në disa shtete evropiane. Nga Kosova të dyshuarit thuhet se kishin drejtuar aktivitetet kriminale, duke koordinuar dërgesat dhe menaxhuar pastrimin e parave.
Që nga nisja e hetimit, sipas Europolit, janë hetuar 42 të dyshuar, janë kontrolluar 76 lokacione dhe janë sekuestruar asete kriminale në vlerë 80 milionë euro.