Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:09, pasi i dyshuari kishte shfaqur revoltë ndaj shqiptimit të një tikete për kundërvajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të kryer arrestimin, thuhet se policia ka përdorur sprej ndaj të dyshuarit.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.