Mohamed Salah është përshëndetur si legjendë nga Liverpooli.
Ndeshja ndaj Brentfordit ishte e fundit për Salahun me fanellën e “të kuqve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah javë më parë e paralajmëroi largimin nga Liverpooli pas përfundimit të edicionit 2025/26.
Liverpooli të dielën në kuadër të xhiros së fundit në Premier League barazoi 1:1 me Brentfordin në shtëpi.
Salah asistoi te goli i epërsisë të cilin e realizoi Curtis Jones në minutën e 58-të.
Gjashtë minuta më pas, Kevin Schade, i barazoi shifrat.
Liverpooli e mbyll sezonin në vendin e pestë me 60 pikë. Edicionin e ardhshëm luan në Ligën e Kampionëve.
Ylli egjiptian u largua nga fusha në minutën e 74-t dhe u përcoll me duartrokitje nga gjithë tifozët që ishin në “Anfield”.
33-vjeçari Salah me Liverpoolin zhvilloi 442 ndeshje duke kontribuar me 257 gola dhe 123 asistime. Fitoi edhe shumë trofe përfshirë Ligën e Kampionëve dhe disa herë titullin e kampionit në Angli.