Sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, mund të bëjë hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Rrahmani është duke u kërkuar nga skuadra e promovuar në elitën italiane të futbollit, Venezia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetari italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar të martën se Rrahmani është prioritet për Venezian gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtuesit e Venezias tashmë kanë kontaktuar me menaxherin e Rrahmanit. Gjithashtu, drejtuesit e klubit italian kanë filluar negociatat me Sparta Pragën.
Klubi ç për ta lënë të lirë sulmuesin e Kosovës është duke kërkuar 8 milionë euro.
Venezia ka shprehur interesim edhe për një tjetër futbollist të Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Rrahmani të dielën shënoi gol për Kosovën në fitoren 3:0 ndaj Andorrës në miqësore.
25-vjeçari në edicionin 2025/26 në 49 ndeshjet e zhvilluara shënoi 16 gola dhe bëri katër asistime.