Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova fiton 8:0, siguron plejofin dhe Ligën B

Kosova

Futbollistet e Kosovës e kanë siguruar kalimin në plejofin kualifikues për Botëror, e po ashtu edhe avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.

Kosova të martën mbrëma shënoi fitore shumë të thellë në ndeshjen e fundit të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dardanet” e mposhtën Gjibraltarin në udhëtim me rezultat 8:0. Kosova i shënoi pesë gola në pjesën e parë.

Serinë e golave e nisi Donjeta Halilaj. Ajo realizoi në minutën e tretë për 1:0.

Katër minuta më pas kapitenia Erëleta Memeti shënoi për 2:0. Shpejt Kosova e shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Kaltrina Biqkajt. 

Biqkaj e shënoi golin në minutën e 14-të, ndërsa Memeti shënoi golin e saj të dytë personal për 4:0 në minutën e 21-të.

Lumbardha Misini e shënoi golin e pestë në minutën e 32-të për “Dardanet”.
Golin e gjashtë e shënoi Modesta Uka në minutën e 68-të, kurse Blerta Smaili e shënoi golin për 7:0 në minutën e 76-të.

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Kosova e shënoi edhe golin e tetë. Ishte Gentiana Fetaj që shënoi për rezultatin final.

Për Kosovën është fitorja më e thellë. 

Gjibraltarin e kishte mposhtur edhe në Prishtinë, 6:0. Dy fitore i shënoi edhe ndaj Bullgarisë, ndërsa kundër Kroacisë shënoi një fitore dhe pësoi një disfatë. 

Disfatën nga kroatet, Kosova e drejtuar nga përzgjedhësi, Sami Sermaxhaj, e pësoi në Prishtinë të premten e kaluar.

Kosova e Kroacia e mbyllën kampanjën me pikë të barabarta, 15. Por Kosova përfundoi e para me goldallim më të mirë se Kroacia. Kosova shënoi 20 gola dhe pësoi tri, derisa Kroacia realizoi 16 gola dhe pësoi një.

Kroacia e fitoi 4:0 ndaj Bullgarisë ndeshjen e fundit. Edhe Shqipëria ka siguruar biletën e plejofit për Botëror.


Kosova shkel Gjibraltarin në pjesën e parë

Futbollistet e Kosovës e kanë mbyllur me rezultat bindës pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjibraltarit.

Në pjesën e parë të ndeshjes së fundit në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, Kosova i shënoi pesë gola. Pra pjesën e parë e mbylli 5:0.

Erëleta Memeti shënoi dy gola, kurse nga një gol realizuan Donjeta Halilaj, Kaltrina Biqkaj dhe Lumbardha Minisi.