Horoskopi ditor - 19 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni të vendosur të merreni me punët dhe detyrat për të cilat nuk keni pasur kohë në fillim të javës. Sapo të filloni, do të vazhdoni derisa gjithçka të përfundojë. Një e mirë që keni bërë për të tjerët do të ketë shpërblim.

Demi

20 prill - 20 maj

Ju dhe një mik apo partner i ngushtë kohët e fundit nuk keni kaluar aq kohë së bashku sa do të kishit dashur. Nëse krejt çka dëshironi është të jeni në shoqërinë e tyre atëherë realizojeni këtë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Edhe pse jeni duke i bërë gjërat që keni dashur gjithmonë, së fundmi keni shumë pikëpyetje në kokën tuaj. Nuk jeni i sigurt se si do të përfundojnë disa situata të caktuara. Krejt çka duhet të bëni është të prisni që gjërat të bien në vend.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Pasi të keni kaluar kohë duke vënë në dyshim jetën tuaj, ndjenjat dhe marrëdhëniet tuaja, keni ardhur në përfundim se thjesht i keni ekzagjeruar disa situata. Ka dashuri dhe mbështetje rreth jush.

Luani

23 korrik - 22 gush

Ngjarjet e fundit iu kanë bërë më të fortë. Nuk ndihesh më aq i pafuqishëm. Janë paraqitur alternativa që do t’ju sjellin një shans për t’i përmirësuar marrëdhëniet tuaja me disa persona.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Keni dashur shumë t’i shprehni disa ide, por së fundmi nuk e ndieni të nevojshme të flisni. Duket sikur ju ka humbur entuziazmi. Duhet ta gjeni një mënyrë për të vazhduar kreativitetin tuaj. Mos ndaloni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nëse jeni duke u përballur me një detyrë të vështirë, një koleg do t’ju mësojë strategji për t’ju ndihmuar. Do pranoni ndihmën me shumë kënaqësi, vetëm se fillimisht duhet të siguroheni se këto strategji nuk sjellin dëme për askënd.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Qoftë në punë ose në shtëpi, të tjerët po përfitojnë nga natyra juaj e palodhur, por tregojuni atyre që nuk jeni të lumtur. Sapo ta pranosh se je lodhur dhe nuk mund t’i marrësh të gjitha obligimet i vetëm, do ta keni më të lehtë të vazhdoni ditën tuaj pa stres.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju e dini se jeni një artist i mirë dhe keni shumë kreativitet. Lëreni kreativitetin tuaj t’ju udhëheqë dhe nuk do të dështoni të jeni të suksesshëm. Besoni në aftësitë tuaja.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Marrja e përgjegjësisë për mbledhjen e fondeve nuk do të ketë qenë një vendim i lehtë, por sapo të filloni këtë projekt, do të mbeteni të fokusuar në qëllimin tuaj. Shumë kënaqësi do të vijë nga kryerja e kësaj detyre.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Njerëzit do të vazhdojnë të ofrojnë këshilla dhe ju nuk do të përpiqeni t’i ndaloni. Thënë kështu, do të dëshironi t’i përmbaheni asaj që keni vendosur tashmë të bëni dhe instinktivisht konsideroni se vendimi që keni marrë është i duhuri për ju. Duke eksperimentuar me ide të reja, mund të gjeni një mënyrë për të fituar para shtesë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një koleg që ka hequr dorë nga përgjegjësitë e tij është kthyer në veprim. Ju nuk mund të mos vini re se si ai po i bën tepër të ndërlikuara punët që janë të lehta për ju. Nuk mendoni se është kthyer për shumë gjatë, pasi këtij personi po i mungon vullneti për punë.