Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Technologie

TikTok écope d'une amende de 12.7 millions de livres sterling au Royaume-Uni pour son utilisation par des enfants de moins de 13 ans.

Logo TikTok

Photo : Presse associée

TikToku do të paguajë një gjobë prej 12.7 milionë funtesh në Britani, pasi wshtw konstatuar se platforma nuk ka bërë mjaftueshëm për të penguar fëmijët nën 13 vjeç ta përdorin shërbimin.

Autoriteti britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO), e gjobiti TikTokun në vitin 2023, pas një hetimi që zbuloi mangësi në sistemet e verifikimit të moshës. 

Sipas autoritetit, kompania nuk ka arritur të identifikojë dhe të largojë në mënyrë të përshtatshme fëmijët që nuk plotësonin moshën minimale për përdorimin e platformës.

ICO-ja vlerësoi se deri në 1.75 milionë fëmijë nën 13 vjeç në Britani e përdornin TikTokun gjatë vitit 2020, pavarësisht se platforma kishte përcaktuar 13 vjeç si moshën minimale për përdoruesit.

Hetimi gjeti gjithashtu se TikToku nuk u kishte dhënë përdoruesve informacion të mjaftueshëm mbi mënyrën se si mblidheshin dhe përdoreshin të dhënat e tyre personale. Në raste kur kërkohej, kompania nuk kishte marrë as pëlqimin e prindërve.

Zëvendëskomisionerja e ICO-së, Emily Keaney, tha se rasti tregon rëndësinë e vendosjes së masave të përshtatshme për mbrojtjen e fëmijëve.

TikToku ka deklaruar se nuk pajtohet me gjetjet e autoritetit, por vendosi ta paguajë gjobën pasi çështja lidhet me aktivitetet e kompanisë gjatë periudhës 2018-2020. 

Kompania tha se që atëherë ka prezantuar një sërë masash dhe politikash të reja për sigurinë e të rinjve.

Kompania ka tërhequr gjithashtu apelin kundër një kërkese të ICO-së për informacion lidhur me mënyrën se si algoritmi i rekomandimeve të TikTokut përpunon të dhënat personale të adoleshentëve dhe u shfaq atyre përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Rasti vjen në një kohë kur Britania po përgatitet të vendosë moshën minimale 16 vjeç për përdorimin e platformave të mediave sociale, me rregullat e reja që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Verifikimi i moshës dhe mënyra se si platformat do t'i zbatojnë kufizimet pritet të jenë ndër çështjet kryesore të zbatimit të rregullave të reja. 

Rregullatori britanik i komunikimeve, Ofcom, ka deklaruar se industria e teknologjisë duhet të ndërmarrë masa të mëtejshme për të zbatuar kufizimet ekzistuese të moshës.

Një masë e ngjashme është vendosur edhe në Australi, ku që nga dhjetori i kaluar platformat e rrjeteve sociale janë përballur me kufizime për përdoruesit nën 16 vjeç.