Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Zverev n'a dormi qu'à 3h30 du matin, mais il continue d'avancer.

Alexander Zverev

Tenisti i Gjermanisë, Alexander Zverev, ka siguruar vend në gjysmëfinale të turneut Grand Slam të tenisit “US Open”. 

Ai fitoi lehtësisht ndaj Botic van de Zandschulpit, pavarësisht se qëndroi pa gjumë deri në 3 e 30 të mëngjesit, për ta parë çerekfinalen mes Ben Sheltonit dhe Carlos Alcarazit. 

Zverevi fitoi ndaj holandezit 6:2, 7:5 dhe 6:1. 

“E kam shikuar Shelton-Alcaraz deri në 3:30 të mëngjesit natën e kaluar. Nuk shkova në shtrat, isha zgjuar sepse edhe ashtu do të flija deri në orën 1 pasdite”, ka deklaruar Zverev pas fitores ndaj Zandschulpit. 

Zverevi, që e synon finalen e tretë rresht në turnetë Grand Slam, do të ballafaqohet me rusin Karen Khachanov. Ai fitoi ndaj Alexander Blockx me ndërprerje të meçit. Rezultati ishte 6:2, 7:5 dhe 3:2 në setin e tretë. 

Për herë të parë në karrierë, Zverev ka arritur në gjysmëfinale të katër Grand Slameve brenda një sezoni.