Shqiponja e Gjakovës e ka humbur me rezultat të thellë ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Të premten pasdite në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja pësoi 40:24 nga skuadra izraelite, Bnot-Herzliya.
La Coupe d'Europe est le troisième niveau des compétitions continentales des clubs de handball.
Ana Carolini Gonçalves i shënoi tetë gola për Shqiponjën. Gjashtë i kishte Alma Nivokazi e katër Sia Celine Tolno. Shqiponja ka në përbërje pesë lojtare të huaja, por që nuk kryen punë.
Ndeshja e dytë është të shtunën nga ora 16:00 po në Gjakovë.
Tashmë nga Kupa Evropiane janë eliminuar Samadrexha dhe Istogu.