Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Rybakina et Sabalenka en finale de l'US Open

Elena Rybakina

Tenistja nga Kazakistani, Elena Rybakina, ka fituar meçin e vështirë me amerikanen Coco Gauffit dhe ka avancuar në finale të turneut Grand Slam “US Open”.

Në finale, ajo do të përballet me Aryna Sabalenkan nga Bjellorusia.

Rybakina e ka të garantuar vendin e parë në renditje dhe do ta rrëzojë nga froni Sabalenkan, që e mban pozitën e parë në botë te tenistet për 99 javë.

Kjo do të ndodhë të hënën kur do të përditësohet renditja.

Rybakina e mposhti Gauffin 2:1 në sete, 3:6, 6:4 dhe 6:4.

Ndërkohë, Sabalenka e mposhti amerikanen Jesisca Pegula 2:0 në sete, 7:5 dhe 6:2.

Është hera e parë prej vitit 2013 që në finale do të luajnë dy bartëset e para të turneut.

Finalja te tenistet luhet të shtunën nga ora 22:00.