Humbje të thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” ka pësuar edhe përfaqësuesja e hendbollisteve të Kosovës.
Kosova të shtunën në “Fasano Sport Hall”, u mposht nga Algjeria me rezultatin 35:20.
Ishte edhe humbja e parë për selektorin e ri të Kosovës në hendboll te hendbollistet, kroatin Nenad Shoshtariq.
Kosova në këtë garë është pa shumicën e lojtareve seniore.
Pjesën e parë, Kosova e mbylli me dy gola dallim, 15:13.
aussi
Le Kosovo résiste bien, mais souffre de la Croatie
Deri dhjetë minuta para fundit të ballafaqimit, rezultati ishte i barabartë 17:17.
Më pas algjerianet e kontrolluan ndeshjen, i konkretizuan mundësitë që i patën dhe shfaqën lojë të fortë në mbrojtje.
Më e dalluara te Kosova ishte Angjelina Krasniqi me shtatë gola në dhjetë tentime. Me gjashtë gola ndeshjen e mbylli Vanesa Kastrati. Tri i pati Lorena Matarova, ndërsa nga dy i shënuan Aulona Maloku dhe Ariona Dushica.
Orgesa Gola në portë i kishte tetë pritje nga 38 gjuajtje.
Hendbollistja më efikase tek Algjeria ishte Melissa Chelbi me shtatë gola nga nëntë tentime.
aussi
Le Kosovo impuissant face à la puissance mondiale française
Meriem Gouttel në portë pati merita për fitoren e algjerianeve. Nga 19 gjuajtje i pati 13 pritje.
Ndeshja i takoi Grupit A, ku janë edhe Italia, Tunizia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Kosova do të ballafaqohet me Greqinë të hënën.