Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Kastrioti s'arrête au deuxième tour de la Coupe d'Europe de handball

Galway

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Kastrioti, është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Kastrioti u eliminua nga skuadra italiane Raimond Sassari.

Kastrioti pranoi të dielën tri gola më shumë, ndërsa shënoi një gol më pak në krahasim me ndeshjen e parë kundër italianëve. Të shtunën, ferizajasit humbën 37:28, ndërsa të dielën pësuan disfatë 40:27.
Pjesa e ndeshjes së zhvilluar në Sassari të Italisë, përfundoi 19:15 në të mirë të italianëve. Edhe ndeshja e parë ishte luajtur në Sassari.

Festim Mustafa ishte më efikasi te Kastrioti me dhjetë gola nga 17 tentime.

Vuk Lakiçviq i shënoi gjashtë gola nga nëntë gjuajtje, ndërsa nga dy gola i shënuan Adonit Isufi, Eroll Selmani, Rinis Asllani e Gent Bajrami.

Tek italianët me shtatë gola e mbylli ndeshjen Albin Jaslstam, ndërsa gjashtë gola i kishte Rayen Ben Hiba. 

Në raundin e parë janë eliminuar Besa Famgas e Vëllaznimi i Gjakovës.