Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Les joueurs de handball du Kosovo remportent le match et terminent septièmes.

handball

Hendbollistët e Kosovës e kanë përfunduar me fitore paraqitjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të hënën paradite Kosova fitoi ndaj Qipros me rezultat 31:27. Ishte ndeshje për vend të shtatë, përkatësisht për vend të parafundit në Lojëra Mesdhetare. 

Për Kosovën ishte fitorja e parë pas katër humbjeve rresht. Në turneun e hendbollit për meshkuj garuan tetë përfaqësuese. 

Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj dhe Jon Vokshi i shënuan nga gjashtë gola. Pesë i realizoi Suad Pajaziti e katër Alban Haziri. Shtatë pritje i kishte Olt Kabashi.

Në fazën grupore, Kosova humbi nga Italia, Egjipti dhe Portugalia. Për plasman humbi edhe nga Tunizia.