Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Le ministère récompense également les médaillés des Jeux méditerranéens

gouvernement

Photo de : Driton Pacharada

Ministria e Sportit dhe Rinisë (MSR) do t’i mbështesë në shumën prej 70 mijë e 500 euro sportistët dhe trajnerët “për rezultatet dhe medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’”.

Kështu ka bërë të ditur ministri i MSR-së, Blerim Gashani 

“Medalja e artë – 10,000 euro për sportistin dhe 5,000 euro për trajnerin; Medalja e argjendtë – 5,000 euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin; Medalja e bronztë – 3,000 euro për sportistin dhe 1,500 euro për trajnerin. Sportistët tanë, përmes punës, disiplinës dhe rezultateve të tyre, vazhdojnë ta përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Çdo medalje e fituar është rezultat i përkushtimit të tyre dhe njëkohësisht krenari për vendin tonë”, ka shkruar ministri Gashani të mërkurën.

Ditë më parë Komiteti Olimpik i Kosovës vendosi të ndajë 20 deri në 23 mijë euro për sportistët që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Nëntë medalje u fituan nga sportistët kosovarë në “Taranto 2026”. 

Kosova fitoi dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Medalje të arta fituan karateisti Islam Selmani dhe boksieria Donjeta Sadiku.