---
description: Për ta realizuar platformën që e quajti &quot;Zgjoi&quot;, iu deshën rreth gjashtë muaj punë intensive.Inxhinieri i inxhinierisë elektrike, Agron Dida, ka krijuar këtë pl
title: Platforma me inteligjencë artificiale për nxënës e mësimdhënës
image: https://resources.koha.net/images/2025/May/14/58421fc1-594c-4a86-9c46-4bcf6501278d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

SOT

# Platforma me inteligjencë artificiale për nxënës e mësimdhënës

- Nga: [Ardianë Dragusha](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles) [![Ardianë Dragusha](https://resources.koha.net/author/2022/February/07/ardianaaaa1644225461.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles)
- 14 maj 2025 17:07
- Shpërndaje në:

- Nga: [Ardianë Dragusha](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles) [![Ardianë Dragusha](https://resources.koha.net/author/2022/February/07/ardianaaaa1644225461.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles)
- 14 maj 2025 17:07
- Shpërndaje në:

Për ta realizuar platformën që e quajti "Zgjoi", iu deshën rreth gjashtë muaj punë intensive.  
Inxhinieri i inxhinierisë elektrike, Agron Dida, ka krijuar këtë platformë me inteligjencë artificiale, duke e përshtatur plotësisht me kurrikulën shkollore në Kosovë, me qëllim që t'u vijë në ndihmë nxënësve dhe mësimdhënësve.

"Projekti 'Zgjoi.org' ka dy pjesë, pjesa që e përgatitë informacionin dhe pjesa tjetër është dhënia e një përgjigje të strukturuar për të cilën ka nevojë një nxënës ose arsimtar. Projekti me inteligjencë artificiale është për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, njëjtë si edhe për arsimtarët e për të gjitha fushat. Prandaj implementimi i inteligjencës artificiale në këtë projekt i ndihmon jashtëzakonisht mësimdhënësit e nxënësit, për këtë edhe e kam krijuar", thekson Dida.

Sipas tij, platforma si ChatGPT dhe tash edhe “Zgjoi” po e bëjnë më tërheqëse dhe më efikase mënyrën e marrjes së informacionit për të rinjtë, falë saktësisë dhe përshtatshmërisë që ofrojnë.

"Unë po e shoh që gjenerata e re është tepër e interesuar për ta përdorur Chatgbpt, e cila është falas dhe cka është më e rëndësishmja se pas 'Google' ku ne e kemi dhënë vetëm një fjali e sistemi na i jepte disa linqe, Chatgbt-ja është një vegël që mendon si njeriu e të përgjigjet si njeriu. Unë nuk jam i mendimit që inteligjenca artificiale i ka bërë më dembel nxënësit, sepse mendoj se Chatgbt në këtë rast nuk ta zgjidh problemin, por t'i hap horizontet edhe më tej. Ti e pyet për diçka, pastaj në fund ai të pyet për informata shtesë që lidhen me temën e që t'i mund të zbulohesh edhe më tej", deklaron Dida.

Qasja në platformën “Zgjoi” është e thjeshtë dhe e qasshme, ndërsa Dida ka bërë përpjekje që ta bëjë sa më gjithëpërfshirëse: ai e ka përkthyer atë në 11 gjuhë, përfshirë edhe gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. 

"Platformën që e kam krijuar me inteligjencë artificiale e kam përhapur aq sa kam mundur në rrjete sociale, por për ta futur më gjerë në përdorim në vend mendoj se u takon institucioneve ta bëjnë në mënyrë më profesionale, nëse e konsiderojnë si diçka të vlefshme. Krejt data-bazat e 'zgjoit' i kam përkthyer në 11 gjuhë. 6 gjuhë botërore dhe të tjerat janë gjuhët e minoriteteve në Kosovë, sepse mendoj është e drejt ligjore t'u japim edhe atyre mbështetje, sepse edhe ata e kanë kurrikulën tonë”, shton Dida.

[Edhe ![Nga PISA te ChatGPT: AI fuqizon nxënësin dhe zbulon kureshtjen si aset kombëtar](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/81043394-cb48-405d-a8d9-0597e1ef3dc1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 16 shk 2026 Nga PISA te ChatGPT: AI fuqizon nxënësin dhe zbulon kureshtjen si aset kombëtar](https://www.koha.net/arberi/nga-pisa-te-chatgpt-ai-fuqizon-nxenesin-dhe-zbulon-kureshtjen-si-aset-kombetar-1)

Ai thekson se inteligjenca artificiale duhej të ishte integruar më herët në sistemin arsimor, duke e lidhur këtë edhe me rezultatet e dobëta në testimet ndërkombëtare si PISA.

"Në një punim të mëhershëm e pata cekur rolin e inteligjencës artificiale në sistemin tonë arsimor. Aty i kam cekur edhe rezultatet e PISA-s dhe rolin e AI dhe kam parë dobësitë e nxënësve në të shprehur, alfabetizmin digjital, kjo kryesisht në fushën shkencore, por kemi raste kur nxënësit tanë renditen në top 10-shen botërore, sidomos me aftësinë e tyre për t'i përcjellë trendët globale", deklaron Dida.    

Platforma Zgjoi.org është konceptuar për të gjitha grupmoshat, dhe sipas Didës mund të japë një kontribut të madh në modernizimin dhe lehtësimin e sistemit arsimor në Kosovë – veçanërisht nëse i jepet mbështetja dhe jehona e duhur.

[#zgjoi](https://www.koha.net/tag/zgjoi) [#platforma elektronike](https://www.koha.net/tag/platforma-elektronike) [#Agron Dida](https://www.koha.net/tag/agron-dida)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dida: Inteligjenca artificiale mund ta transformojë mësimin në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/2334ed79-b5c2-4585-bc81-d19691b25001.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 shk 2026 Dida: Inteligjenca artificiale mund ta transformojë mësimin në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/dida-inteligjenca-artificiale-mund-te-transformoje-mesimin-ne-kosove)
- [![Digjitalë në shtëpi, klasikë në shkollë](https://resources.koha.net/images/2025/January/03/beb91f4e-041b-4d1f-84fe-23d171cd63c8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 jan 2025 Digjitalë në shtëpi, klasikë në shkollë](https://www.koha.net/arberi/digjitale-ne-shtepi-klasike-ne-shkolle)
- [Opinion 10 nën 2026 Nëse AI gabon për pantallonat e mija, a mund t’i besojmë për të ardhmen tonë?](https://www.koha.net/opinion/nese-ai-gabon-per-pantallonat-e-mija-a-mund-ti-besojme-per-te-ardhmen-tone)
- [![OpenAI prezanton planin për sigurinë e adoleshentëve që përdorin ChatGPT](https://resources.koha.net/images/2026/September/22/64f2b193-9395-4c08-9676-eea0e3e68a9e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 22 sht 2026 OpenAI prezanton planin për sigurinë e adoleshentëve që përdorin ChatGPT](https://www.koha.net/tech/openai-prezanton-planin-per-sigurine-e-adoleshenteve-qe-perdorin-chatgpt)

[Showbiz.]() [“Ebenezer”, një histori gotike e frymëzuar nga Charles Dickens](https://www.koha.net/showbiz/ebenezer-nje-histori-gotike-e-frymezuar-nga-charles-dickens)

[Showbiz.]() [Filipinet fitojnë edicionin e parë të “Eurovisionit” të Azisë](https://www.koha.net/showbiz/filipinet-fitojne-edicionin-e-pare-te-eurovisionit-te-azise)

[Futboll.]() [Kosova U19 mposhtet edhe nga Skocia](https://www.koha.net/futboll/kosova-u19-mposhtet-edhe-nga-skocia)

[Futboll.]() [Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos](https://www.koha.net/futboll/portugalia-deklasohet-ne-ndeshjen-e-pare-pas-pensionimit-te-ronaldos)

[Futboll.]() [Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë](https://www.koha.net/futboll/austria-ngjitet-ne-ligen-a-kosova-e-irlanda-luftojne-per-vendin-e-dyte)

[Botë.]() [Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO](https://www.koha.net/bote/zelensky-shba-ja-propozoi-terheqjen-e-ukraines-nga-donbasi-ne-kembim-te-anetaresimit-ne-nato)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Platforma me inteligjencë artificiale për nxënës e mësimdhënës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sot-ktv/platforma-me-inteligjence-artificiale-per-nxenes-e-mesimdhenes","datePublished":"2025-05-14T17:07:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:55:05+02:00","articleSection":"SOT","wordCount":645,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardianë Dragusha","url":"https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Për ta realizuar platformën që e quajti \"Zgjoi\", iu deshën rreth gjashtë muaj punë intensive.Inxhinieri i inxhinierisë elektrike, Agron Dida, ka krijuar këtë pl","url":"https://www.koha.net/sot-ktv/platforma-me-inteligjence-artificiale-per-nxenes-e-mesimdhenes","keywords":"zgjoi, platforma elektronike, Agron Dida","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/May/14/58421fc1-594c-4a86-9c46-4bcf6501278d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
