---
description: Nga amator në profesionist në boks.I riu nga Gjakova, Jozef Rrasi, e nisi karrierën e tij në boks që në moshën 12-vjeçare.Hapat e tij të parë në këtë sport luft
title: Boksieri i ri që nuk e deshi ikjen nga Kosova, kushtet e detyrojnë ta mendojë
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/31/2cc58954-76ae-440d-b0a4-06115254a4b9.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

SOT

# Boksieri i ri që nuk e deshi ikjen nga Kosova, kushtet e detyrojnë ta mendojë

- Nga: [Ardianë Dragusha](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles) [![Ardianë Dragusha](https://resources.koha.net/author/2022/February/07/ardianaaaa1644225461.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles)
- 31 mars 2025 11:43
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Nga: [Ardianë Dragusha](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles) [![Ardianë Dragusha](https://resources.koha.net/author/2022/February/07/ardianaaaa1644225461.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles)
- 31 mars 2025 11:43
- Shpërndaje në:

Nga amator në profesionist në boks.

I riu nga Gjakova, Jozef Rrasi, e nisi karrierën e tij në boks që në moshën 12-vjeçare.

Hapat e tij të parë në këtë sport luftarak i bëri së bashku me vëllain, i cili sot bokson jashtë Kosovës, ndërkohë që Jozefi ka vendosur të qëndrojë në vendin e tij.

Megjithatë, ai thotë se shpenzimet e larta që kërkon ky sport dhe kushtet jo të mira për stërvitje në palestrat e Gjakovës po e detyrojnë ta mendojë largimin nga Kosova.

“Boksin e kam filluar në moshën 12-vjeçare. E kemi nisur karrierën bashkë me vëllain, por ai tash jeton dhe bokson në Zvicër e unë mbeta këtu në vendin tim e po vazhdoj me u marrë me boks qysh prej asaj moshe. Nuk e kam ndërprerë asnjëherë, përveç kur e kam pasur ndonjë lëndim. Tash kam kaluar në boksin profesionist, por përkushtimi ndaj këtij sporti po më detyron ta mendoj edhe largimin tim nga shteti për shkak të kostos së lartë që ky sport e kërkon dhe me financa personale është e vështirë”, thekson Rrasi.

[Edhe ![Nora bazohet në “sistemin kosovar të xhudos” gjatë punës me ekipin e Belgjikës](https://resources.koha.net/images/2026/September/04/c22bd13a-a028-4dc5-b740-bc4e7933ea47.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 4 sht 2026 Nora bazohet në “sistemin kosovar të xhudos” gjatë punës me ekipin e Belgjikës](https://www.koha.net/luftarake/nora-bazohet-ne-sistemin-kosovar-te-xhudos-gjate-punes-me-ekipin-e-belgjikes)

Stërvitjet e boksierit nga Gjakova e ndihmojnë për ta gjetur qetësinë. 

Si i ri ai i ka dhënë prioritet zhvillimit të karrierës përpara argëtimit dhe daljeve.

“Boksi edhe pse është një sport luftarak për mua është edhe sport që të qetëson shumë. Nëse jam i shqetësuar ose jam me nerva gjatë ditës, mjafton ta kem një thes boksi përpara dhe aty e shfryj të gjithë mllefin e pastaj në jetë të përditshme jam shumë i qetë. Dua t’i përkushtohem aq shumë boksit, saqë me të thënë të drejtën ia kam ndaluar vetes thuajse të gjitha daljet edhe me familje e shoqëri, sepse të dyja njëkohësisht nuk mund t’i bësh në këtë sport”, deklaron ai.

Përveç përgatitjes fizike, Jozefi thotë se ana psikologjike është gjithashtu shumë e rëndësishme për një boksier.

Me t'u futur në ring, shpesh ai vëren provokimet nga boksierët kundërshtarë, si nga ata vendorë ashtu edhe nga ata të huaj, andaj ai punon shumë për të forcuar psikikën e tij. 

[Edhe ![Itauma kërkon titullin e botës në moshën 21-vjeçare](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/3f34608b-a9cd-486c-8655-f30b8e2aa066.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 28 gus 2026 Itauma kërkon titullin e botës në moshën 21-vjeçare](https://www.koha.net/luftarake/itauma-kerkon-titullin-e-botes-ne-moshen-21-vjecare)

“Ka boksierë që provokojnë shumë sapo të hysh në ring. Sidomos këtë meçin e fundit që e kisha në Gjermani bënte shumë provokime, por unë nuk bie në to. Punoj shumë me veten çdo ditë që të mos ndikohem kur shfaqem në ring. Ndonjëherë më shumë i jap rëndësi anës time psikike, sesa asaj fizike”, deklaron Rrasi.

Disiplinën si sportist dhe forcën e goditjeve e vërejtën që në fillim trajnerët e Jozefit.

Ai, edhe sot e kësaj dite, punon me të njëjtën përkushtim si në ditën e parë, pavarësisht mungesës së kushteve në palestrat ku stërvitet, shprehet trajneri i tij.

“Jozefi ka startu si 12-vjeçar, fatmirësisht me përkrahje të madhe nga familja e tij, por edhe nga ne trajnerët e tij. Puna, përkushtimi e disiplina e tij e kanë sjellë Joezfin deri këtu. Sot me të kemi arritur t’i realizojmë shumë meçe, madje tash ka kaluar edhe në boksin profesionist ku të dyja i ka me fitore. Meçet që i ka zhvillu nuk kanë qenë të lehta, sepse ka pasur ballafaqim me kampionë të vendeve të ndryshme, por angazhimi maksimal i tij ka bërë që edhe t’i mposhtë”, ka deklaruar trajneri Sejdi Nivokazi.

[Edhe ![Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/799547a5-43f1-466c-914c-a06f3a02d22a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 1 qer 2026 Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova](https://www.koha.net/futboll/hajdari-tregon-per-kercenimet-pas-vendimit-qe-te-kaloje-nga-zvicra-te-kosova)

I riu Jozef Rrasi thotë se nuk e ka dëshiruar kurrë largimin nga shteti i tij, por as nuk e do shkëputjen nga boksi.

Kjo është arsyeja që ai po e mendon shqyrtimin e ofertave jashtë vendit, për shkak të mungesës së financave dhe asaj institucionale në Kosovë.

[#Jozef Rrasi](https://www.koha.net/tag/jozef-rrasi) [#bokser](https://www.koha.net/tag/bokser) [#gjakove](https://www.koha.net/tag/gjakove)

Artikuj të ngjashëm

- [![Nora Gjakova nis karrierën jashtë vendit](https://resources.koha.net/images/2026/April/02/03e64549-c951-41ea-ade1-ac145da5e842.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 2 pri 2026 Nora Gjakova nis karrierën jashtë vendit](https://www.koha.net/luftarake/nora-gjakova-nis-karrieren-jashte-vendit)
- [![Boksieri kampion nga Durrësi vjen në Prishtinë për stërvitje](https://resources.koha.net/images/2025/December/12/cd7fe885-c7a7-4d57-ada0-c1f54d704528.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) SOT 12 dhj 2025 Boksieri kampion nga Durrësi vjen në Prishtinë për stërvitje](https://www.koha.net/sot-ktv/boksieri-kampion-nga-durresi-vjen-ne-prishtine-per-stervitje)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kulturë.]() [Muri antik i zbuluar në Paris mund ta zgjidhë misterin e origjinës së qytetit](https://www.koha.net/kulture/muri-antik-i-zbuluar-ne-paris-mund-ta-zgjidhe-misterin-e-origjines-se-qytetit)

[Botë.]() [Tre shqiptarë në mesin e viktimave pas shembjes së ndërtesës në Athinë](https://www.koha.net/bote/tre-shqiptare-ne-mesin-e-viktimave-pas-shembjes-se-nderteses-ne-athine)

[Futboll.]() [Pas dy golave në kualifikime, Bajrami synon tjera suksese](https://www.koha.net/futboll/pas-dy-golave-ne-kualifikime-bajrami-synon-tjera-suksese)

[Futboll.]() [Irlanda merr vendim për konferencën për shtyp dhe stërvitjen](https://www.koha.net/futboll/irlanda-merr-vendim-per-konferencen-per-shtyp-dhe-stervitjen)

[Futboll.]() [Zhvillime të reja, Irlanda nuk dëshiron të luajë ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/zhvillime-te-reja-irlanda-nuk-deshiron-te-luaje-ndaj-izraelit)

[Arbëri.]() [Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: S’kam heshtur, po angazhohemi për Apelin](https://www.koha.net/arberi/gervalla-mohon-bashkepunimin-me-specialen-skam-heshtur-po-angazhohemi-per-apelin)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Boksieri i ri që nuk e deshi ikjen nga Kosova, kushtet e detyrojnë ta mendojë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sot-ktv/boksieri-i-ri-qe-nuk-e-deshi-ikjen-nga-kosova-kushtet-e-detyrojne-ta-mendoje","datePublished":"2025-03-31T11:43:12+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:04+02:00","articleSection":"SOT","wordCount":679,"author":[{"@type":"Person","name":"Ardianë Dragusha","url":"https://www.koha.net/autori/ardiane-dragusha/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nga amator në profesionist në boks.I riu nga Gjakova, Jozef Rrasi, e nisi karrierën e tij në boks që në moshën 12-vjeçare.Hapat e tij të parë në këtë sport luft","url":"https://www.koha.net/sot-ktv/boksieri-i-ri-qe-nuk-e-deshi-ikjen-nga-kosova-kushtet-e-detyrojne-ta-mendoje","keywords":"Jozef Rrasi, bokser, gjakove","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/31/2cc58954-76ae-440d-b0a4-06115254a4b9.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
