Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Supplément culturel

Nom – preuve d’identité personnelle et nationale

nouvelle identité nationale. À cet égard,

Nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e më pas, të rrallë ishin emrat personalë me kuptimin shqip, por pas Luftës së Dytë Botërore në saje të shkollimit dhe vetëdijesimit të popullsisë shqiptare, pagëzimi i fëmijëve me emra me kuptimin shqip, u bë dukuri e identitetit kombëtar. Në këtë drejtim, Kosova ishte shembull edhe për viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi

Emri i çdo individi paraqet çështje me rëndësi jo vetëm personale, familjare e shoqërore por edhe kombëtare, sepse përmes tij dëshmojmë identitetin kombëtar në vend dhe në botën e jashtme. Si te popujt e tjerë, edhe te shqiptarët, çështja e emërtimit ka evoluar në sajë të rrethanave shoqërore duke qenë dëshmi e kohës përkatëse

Kohë më parë, mediat informuan se juristja Xhezide Selimi nga Kosova ka treguar së dëshiron të mbajë një emër shqiptar dhe jo arab. Ajo e lidhi këtë zgjedhje me identitetin e saj dhe dëshirën për t´u përfaqësuar me një emër që, sipas saj, pasqyron më mirë rrënjët shqiptare.

“Dua emër shqiptar, jo arab!”

Juristja shpjegoi se emrin Xhezide e ka trashëguar nga gjyshja, por tashmë ka zgjedhur që në të ardhmen të identifikohet me emrin Zana. Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe diskutime rreth identitetit kulturor, traditës dhe së drejtës së secilit për të zgjedhur mënyrën se si dëshiron të identifikohet. Ndaj qëndrimit të juristes Selimi, kishte reagime të ndryshme, nga ata që e kanë mbështetur, por edhe të tillë që nuk u ka pëlqyer. Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje personale, sepse askush nuk mund të imponojë emrin, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se për fëmijët kanë vendosur prindërit e tyre, apo ndonjë mik i familjes. 

Duke marrë parasysh se emri personal përveç identitetit personal paraqet edhe identitetin kombëtar, një dukuri e tillë është e pranishme kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare.

Emri arab në formë të shkurtuar

aussi L'identité kosovare – une alternative qui ne viole pas l'identité nationale Culture L'identité kosovare – une alternative qui ne viole pas l'identité nationale

Ne shqiptarët kur shkojmë si vizitorë apo për raste të tjera në shtetet e ndryshme evropiane e gjetiu, kur prezantohemi me emrin personal, e kemi problem për t’i bindur të tjerët se jemi shqiptarë, sepse në pjesën dominuese emrat tanë janë me përkatësi orientale (arab, turk, pers), ku përmes emrit të huajt na përcaktojnë edhe përkatësinë kombëtare. Raste të tilla ka kudo, por unë do ta cek një rast tipik që ma ka treguar një qytetar nga Kosova.

Në një takim me një individ nga Kosova i cili punon e jeton në Gjermani, më ka treguar se e ka ndier veten të prekur kur një qytetar nga Algjeria i ka thënë se emrin personal e ka të shkruar gabim. Në pyetjen e tij se ku qëndron gabimi ai i ka thënë së emri duhet të shkruhet si Aburrahim e jo Rrahim siç e kam të shkruar. Ai kishte të drejtë se emri është me kuptimin arab, dhe si i tillë është dashur të shkruhet, ndërsa prindërit e kanë vendosur në formë të shkurtuar. Nuk ka dilemë se raste të tilla ka mjaft te shqiptarët, qoftë tek emrat me origjinë arabe, apo edhe kristiane. Në lidhje me këtë çështje shqiptarët që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes së dokumenteve personale ka nga ata që për çështje praktike kanë ndryshuar emrin apo kanë përmirësuar mbiemrin. 

Emri si dëshmi e rrethanave shoqërore

Përveç në kohën antike në Iliri, më pas në sajë të rrethanave historike dhe shoqërore, emrat personalë të shqiptarëve në të kaluarën ishin me përmbajtje fetare kristiane dhe të asaj islame. Nga një situatë e tillë, nga shekulli XVI e më pas, te shqiptarët kanë dominuar emrat me kuptim arab, persian e turk dhe më pak ata kristianë, varësisht prej strukturës fetare të popullsisë shqiptare. Nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e më pas, të rrallë ishin emrat personalë me kuptimin shqip, por pas Luftës së Dytë Botërore në saje të shkollimit dhe vetëdijesimit të popullsisë shqiptare, pagëzimi i fëmijëve me emra me kuptimin shqip, u bë dukuri e identitetit kombëtar. Në këtë drejtim, Kosova ishte shembull edhe për viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi, madje edhe për shqiptarët në Shqipëri.

Emrat e trashëguar i takojnë së kaluarës

Në rrethana të reja shoqërore, mbajtja e emrave të cilët i kanë pasur gjyshërit e baballarët tanë, me gjithë respektin ndaj tyre, paraqet çështje të tejkaluar, sepse emri personal dëshmon identitetin kombëtar. Nëse u bëjmë një analizë emrave personalë të cilët janë me origjinë kristiane, arabe, turke apo persiane, del qartë se nuk kemi të bëjmë me një realitet shoqëror, por emra të trashëguar dhe të imponuar. Në rrethana të tilla shoqërore përveç anëtarëve të familjes, në emërtimin e foshnjave kanë ndikuar edhe priftërinjtë e hoxhallarët, të cilët në këtë drejtim nuk kanë pasur ndonjë qëndrim apo reagim, por në heshtje kanë miratuar emërtimet e tilla.

aussi Colonne Le nom « inapproprié » et la discrimination recherchée

Kështu nëse analizojmë për shembull emrin e vajzës Shemsije nëse e kërkojmë kuptimin semantik në shqip është çadër, ku për qytetarin turk apo arab ndoshta nuk paraqet problem por për ne shqiptarët është qesharak! Emri Sabah, apo Sabahete në shqip është Agim, përkatësisht Agime, emër me kuptim e përmbajtje të plotë shqip, por ata janë sipas gjuhës arabe. Të tillë janë edhe emri Bahri ka kuptimin “detar”, Behlul “i qeshur”, Asllan me kuptimin “Luan”, Avni – “ndihmës”, Avdullah – “rob i Zotit”, Emin – “besnik”, Alim – “dijetar” e të tjerë. Ndërsa emri Pjetër në shqip do të thotë “shkëmb” ose “gur”, Vlash do të thotë “i mbarë”, “i thjeshtë” ose “pa djallëzi”, Tonin ka kuptimin “i çmuar” ose “i lavdërueshëm” e të tjerë . Varësisht prej rrethanave e disponimit personal, nuk është çudi që ndonjë individ, në të ardhmen të kërkojë të ndryshojë emrin me kuptimin në shqip.

Deri më tash, nuk kemi pasur rast të lexojmë ndonjë artikull apo studim në lidhje me anën semantike të emrave personalë me origjinë arabe, turke, angleze apo gjermane, që do të ishte me interes për opinionin e gjerë. Sepse kemi të bëjmë me problem të dyfishtë si emër i huaj, ndërsa janë të paktë ata që dinë të shpjegojnë anën semantike, përkatësisht kuptimin e tyre në shqip. 

Emrat e huaj si modë moderne

Në kohën tonë jemi dëshmitarë se të porsalindurve u vendosin emra të ndryshëm me kuptim italian, turk, arab, anglez e të tjerë, duke anashkaluar emrat me kuptimin shqip, dukuri e cila është shqetësuese. Siç duket, ndikimi i telenovelave në gjuhë të huaja ka pasur ndikimin e vet, dukuri e cila ka marrë përmasa të mëdha.

Një veprim të tillë nuk duhet trajtuar si trend bashkëkohor, por mungesë e edukimit jo vetëm kombëtar. Pasi popujt e tjerë veprojnë ndryshe në mbrojtje të identitetit të tyre kombëtar, në mënyrë analoge duhet të veprojnë edhe shqiptarët, pa marrë parasysh se ku jetojnë në hapësirën e tyre etnogjeografike apo në diasporë. Ruajtja dhe mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar nuk rrezikon të tjerët, por është në mbrojtje të identitetit kombëtar tash dhe në të ardhmen.

aussi Dans la sixième décennie des études sociodémographiques de Hivzi Islam Supplément culturel Dans la sixième décennie des études sociodémographiques de Hivzi Islam

conclusion

Nuk ka dilemë se emërtimi i fëmijëve është përgjegjësi e prindërve për të vendosur sipas dëshirës dhe shijes së tyre. Por, në kohën tonë vendosja e emrave me kuptim turk, arab, anglez, gjerman, italian e në gjuhë të tjera, paraqet çështje jo vetëm personale, por me peshë të veçantë, sepse rrezikon identitetin kombëtar shqiptar. Sepse te popujt tjerë, si më parë ashtu edhe tash, ekziston një fanatizëm tek emrat e tyre popullorë e kombëtarë, duke dëshmuar identitetin e tyre kombëtar. Por, në rrethana të reja shoqërore edhe shqiptarët kanë reflektuar ku një pjesë kanë dëshmuar së emërtimet e huaja mund të zëvendësohen me emra me kuptimin shqip, duke dëshmuar dinjitet personal e familjar dhe vlerësim të identitetit kombëtar.