Soutenez TIME. Préservez la vérité.
région

Un important incendie en Croatie fait des dizaines de blessés.

kr

Photo : Cropix

36 persona kanë pësuar lëndime nga një zjarr në qytetin Omis në Kroaci të enjten mbrëma. 14 prej tyre janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët u liruan pas trajtimit. 

Shtatë pacientë janë në kujdes intensiv pasi janë në gjendje kritike. Sipas medias kroate “Index”, ata kanë pësuar djegie të rënda. 

Shumica e pacientëve u trajtuan për djegie, ndërsa të tjerë patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit. 

Mediat kroate kanë raportuar për zjarr të madh që përfshiu edhe Omisin dhe qindra të evakuuar ndërsa zjarrfikësit janë përballur me flakët e mëdha që janë përhapur nga era.