Soutenez TIME. Préservez la vérité.
région

Vučić : Mladić n’a reçu aucune distinction d’État ; mon fils y a assisté à titre privé.

Mladic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për CNN, ka folur për varrimin Ratko Mlladiqit i cili ndryshe njihet si “kasapi i Bosnjës”, pasi u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës. Ai kishte dhënë urdhër për vrasjen e mbi 8 mijë personave në Srebrenicë.

Ndonëse është kritikuar nga ndërkombëtarët, Vuçiqi e përcolli me ceremoni shtetërore për në banesën e fundit, Mlladiqin. Megjithatë ai nuk po i referohet si ceremoni shtetërore por si “varrim dinjitoz”.

“Është e vështirë të shpjegohet brenda një minute. Në fillim, nuk mendoj se duhet të justifikohemi, sepse nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Sigurisht që duhej të kishte një varrim dinjitoz. Nuk ishte varrim shtetëror. Djali im mori pjesë në varrim, sepse ai donte të shkonte; ishte zgjedhja e tij. Kryeministri nuk shkoi, as presidenti i Kuvendit Kombëtar”, ka deklaruar Vuçiqi.

Vuçiqi deklaroi tutje se populli serb mendon se komuniteti ndërkombëtar i fajëson vetëm ata. Po ashtu presidenti serb potencoi se kur ka qenë një herë në Srebrenicë gati sa nuk u vra.

Vuçiqi akuzohet se ka marrë pjesë në atë që njihet si “Sarajevo-Safari”, ku dyshohet se paguheshin anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës, në mënyrë që të vrisnin qytetarë gjatë në vitet 1990.

“Para së gjithash, unë shkova në Srebrenicë dhe për pak sa nuk u vrava. Askush nuk u mbajt përgjegjës për këtë. Dy muaj më vonë, prita në Beograd liderin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe i shtrëngova dorën. Më vjen keq që kaq shumë boshnjakë u vranë në Srebrenicë. Problemi i vërtetë është se populli serb mendon se komuniteti ndërkombëtar fajëson vetëm popullin tonë. Serbia me siguri do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ne e garantojmë këtë”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi e komentoi edhe që u krahasua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pasi pas postit të kryeministrit e mori atë të presidentit,

“Kemi një betejë të rëndësishme përpara dhe do të shohim se kush do të fitojë”, përfundoi Vuçiçi, duke folur për zgjedhjet.

Aleksandar Vuçiq, do të jap sonte dorëheqje nga posti i presidentit.