---
description: Një grup opozitar në Serbi ka nisur një peticion kundër ndërtimit të një projekti të pasurive të paluajtshme e financuar nga firma e dhëndrit të Dona
title: Serbët kundërshtojnë investimet e Kushnerit në pronën e ish-shtabit të përgjithshëm në Beograd
image: https://resources.koha.net/images/2024/March/26/d8ca1e54-7ec5-4db4-8d84-5c3ed549a76c.PNG?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Dhëndri i Trumpit

# Serbët kundërshtojnë investimet e Kushnerit në pronën e ish-shtabit të përgjithshëm në Beograd

![Ndërtesa e ish-shtabit të përgjithshëm në Beograd](https://resources.koha.net/images/2024/March/26/d8ca1e54-7ec5-4db4-8d84-5c3ed549a76c.PNG?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 mars 2024 14:40
- Shpërndaje në:

- 26 mars 2024 14:40
- Shpërndaje në:

Një grup opozitar në Serbi ka nisur një peticion kundër ndërtimit të një projekti të pasurive të paluajtshme e financuar nga firma e dhëndrit të Donald Trump në vendin e ish-shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, e cila u shkatërrua nga fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, raporton Associated Press. 

Më parë këtë muaj, Jared Kushner konfirmoi raportet se kompania e tij planifikonte të financonte projektin në Beogradin qendror. Projekti përfshin një hotel të lartë, një kompleks apartamentesh luksoze, hapësira për zyra dhe dyqane. 

Peticioni, i nisur të hënën, i kërkon Qeverisë së Serbisë të respektojë ligjin, sipas të cilit ndërtesa mund t’i rikthehet vetëm funksionit të saj origjinal. Gjithashtu kërkohet që Muzeu i Historisë Serbe të krijohet në atë vend. 

Lëvizja opozitare Kreni-Promeni ka bërë të ditur se 10 mijë njerëz kanë nënshkruar peticionin në më pak se 24 orë. 

Zyrtarët e qeverisë pro-Trump në Serbi e kanë mirëpritur projektin, por opozita serbe dhe shumë në publikun e gjerë janë shprehur kundër tij. Për shumë njerëz, ish-selia e ushtrisë serbe është një simbol i fuqishëm i rezistencës së Serbisë kundër asaj që ata e quanin agresion të NATO-s 25 vjet më parë. 

Në fillim të këtij muaji, Shqipëria pranoi se i është ofruar aplikimi për një projekt investimi nga firma e Kushner, “Affinity Partners”, për ta kthyer një ish-bazë ushtarake në ishullin e Sazanit në detin Adriatik, në një vendpushim. Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria është krenare që ka tërhequr një interesim të tillë.  
 

[#Beogradi](https://www.koha.net/tag/beogradi) [#ndertese](https://www.koha.net/tag/ndertese)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në Beograd organizohen protesta kundër projektit të dhëndrit të Donald Trumpit](https://resources.koha.net/images/2024/May/17/d654c9ec-f2bc-4880-a985-d1a45f1eb7bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 17 maj 2024 Në Beograd organizohen protesta kundër projektit të dhëndrit të Donald Trumpit](https://www.koha.net/rajon/ne-beograd-organizohen-protesta-kunder-projektit-te-dhendrit-te-donald-trumpit)
- [![Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër ligjit që lejon projektin e Kushnerit](https://resources.koha.net/images/2025/November/11/42f9537d-e725-4fc4-a88c-8d8f6ced912b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 11 nën 2025 Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër ligjit që lejon projektin e Kushnerit](https://www.koha.net/rajon/mijera-njerez-protestojne-ne-beograd-kunder-ligjit-qe-lejon-projektin-e-kushnerit)
- [![Kuvendi i Serbisë i hap rrugë ndërtimit të hotelit të dhëndrit të Trumpit në Beograd](https://resources.koha.net/images/2025/November/07/b379d0cd-e2e3-4da5-af9e-e617c4e84d54.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 7 nën 2025 Kuvendi i Serbisë i hap rrugë ndërtimit të hotelit të dhëndrit të Trumpit në Beograd](https://www.koha.net/rajon/kuvendi-i-serbise-i-hap-rruge-ndertimit-te-hotelit-te-dhendrit-te-trumpit-ne-beograd)
- [![Serbia diskuton planin për të përshpejtuar ndërtimin e kompleksit luksoz të Jared Kushnerit](https://resources.koha.net/images/2025/November/04/cdabcfe0-4062-4738-a5d4-5199c8bf3e4b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 nën 2025 Serbia diskuton planin për të përshpejtuar ndërtimin e kompleksit luksoz të Jared Kushnerit](https://www.koha.net/bote/serbia-diskuton-planin-per-te-pershpejtuar-ndertimin-e-kompleksit-luksoz-te-jared-kushnerit)
- [![Projekti i dhëndrit të Trumpit në Serbi has në pengesë, dyshohet për falsifikim](https://resources.koha.net/images/2024/March/15/15dc-kushner-01-tbjh-superJumbo1710531780.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 15 maj 2025 Projekti i dhëndrit të Trumpit në Serbi has në pengesë, dyshohet për falsifikim](https://www.koha.net/rajon/projekti-i-dhendrit-te-trumpit-ne-serbi-has-ne-pengese-dyshohet-per-falsifikim)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

[Futboll.]() [Liverpooli kthehet te fitorja, mposht Crystal Palacen](https://www.koha.net/futboll/liverpooli-kthehet-te-fitorja-mposht-crystal-palacen)

[Kronikë.]() [Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë](https://www.koha.net/kronike/dyshohet-se-shkaktoi-aksident-dhe-iki-nga-vendi-i-ngjarjes-ndalohet-me-vone-e-i-gjendet-edhe-arme)

[Futboll.]() [Ajeti shënon gol në prag të grumbullimit me Shqipërinë](https://www.koha.net/futboll/ajeti-shenon-gol-ne-prag-te-grumbullimit-me-shqiperine)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Serbët kundërshtojnë investimet e Kushnerit në pronën e ish-shtabit të përgjithshëm në Beograd","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/serbet-kundershtojne-investimet-e-kushnerit-ne-pronen-e-ish-shtabit-te-pergjithshem-ne-beograd","datePublished":"2024-03-26T14:40:05+01:00","dateModified":"2026-07-10T22:50:06+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":281,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një grup opozitar në Serbi ka nisur një peticion kundër ndërtimit të një projekti të pasurive të paluajtshme e financuar nga firma e dhëndrit të Dona","url":"https://www.koha.net/rajon/serbet-kundershtojne-investimet-e-kushnerit-ne-pronen-e-ish-shtabit-te-pergjithshem-ne-beograd","keywords":"Beogradi, ndertese","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/March/26/d8ca1e54-7ec5-4db4-8d84-5c3ed549a76c.PNG?w=1200&r=fill&q=80"}
```
