---
description: Parlamenti i Serbisë ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç të mërkurën, duke i hapur rrugën një afati 30-ditor për formimin e një qev
title: Parlamenti serb pranon dorëheqjen e Vuçeviqit, 30 ditë afat për qeveri të re
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/19/8a47f136-a9d4-4e0d-8bf6-3820c0b226be.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Rajon

# Parlamenti serb pranon dorëheqjen e Vuçeviqit, 30 ditë afat për qeveri të re

![Millosh Vuçeviç](https://resources.koha.net/images/2025/March/19/8a47f136-a9d4-4e0d-8bf6-3820c0b226be.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 19 mars 2025 15:14
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 19 mars 2025 15:14
- Shpërndaje në:

Parlamenti i Serbisë ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq të mërkurën, duke i hapur rrugën një afati 30-ditor për formimin e një qeverie të re ose thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vuçeviq, kreu i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe një aleat i presidentit popullist, Aleksandar Vuçiq, ka thënë dorëheqjen më 28 janar, mes protestave të shkaktuara nga shembja e një strehe betoni në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit, nëntorin e kaluar, ku 15 persona humbën jetën, raporton Reuters. 

Më shumë se 100,000 protestues janë mbledhur të shtunën e kaluar në Beograd për një nga demonstratat më të mëdha në dekada. Protestuesit thonë se katastrofa e trenit ishte një simptomë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të përhapur, të cilin qeveria e mohon.

Sipas kushtetutës, presidenti Vuçiq tani ka 30 ditë afat për të propozuar një kryeministër të ri të emëruar për të udhëhequr qeverinë deri në vitin 2027, kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

"Parlamenti serb ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit dhe mandati i qeverisë përfundon”, ka thënë kryetarja e parlamentit Ana Brnabiq. 

[Edhe ![Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje](https://resources.koha.net/images/2025/January/28/7f3e6d56-254b-45c4-9b8d-0383fe0f568a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 28 jan 2025 Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje](https://www.koha.net/rajon/kryeministri-i-serbise-pritet-te-dorehiqet)

"Afati i fundit për qeverinë e re është 18 prilli në mesnatë”, ka shtuar ajo. 

Nëse Vuçiqi nuk arrin të emërojë një kryeministër të ri brenda afatit të paraparë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 deri në 60 ditë.

Seanca e parlamentit e mbajtur më 4 mars dhe që kishte dorëheqjen e Vuçeviqit si pikën e fundit të rendit të ditës ishte ndërprerë si pasojë e dhunws, pasi deputetët e opozitës protestuan kundër qeverisë dhe në mbështetje të studentëve demonstrues.

Protestat mbarëkombëtare kanë tronditur Vuçiqin, i cili ka mbajtur pushtetin që kur është bërë kryeministër në vitin 2014 dhe president në vitin 2017.

[Edhe ![Kryeministër e pastaj president, bie pushteti 12-vjeçar i Vuçiqit në Serbi](https://resources.koha.net/images/2026/October/25/9055f570-7a15-433a-888c-ae2e046d444f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 25 tet 2026 Kryeministër e pastaj president, bie pushteti 12-vjeçar i Vuçiqit në Serbi](https://www.koha.net/arberi/kryeminister-e-pastaj-president-bie-pushteti-12-vjecar-i-vuciqit-ne-serbi)

Protestat, të cilat filluan në Novi Sad në nëntor, janë përhapur që atëherë në pjesë të tjera të Serbisë.

Partitë opozitare kanë hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme dhe kanë kërkuar një qeveri të përkohshme pa SNS-në. Mirëpo Vuçiqi e ka hedhur poshtë vazhdimisht një opsion të tillë.

[#serbi](https://www.koha.net/tag/serbi) [#protestat](https://www.koha.net/tag/protestat) [#Aleksandër Vuçiq](https://www.koha.net/tag/aleksander-vuciq) [#doreheqja](https://www.koha.net/tag/doreheqja)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/6bbb7688-c655-4c23-8cc2-d0f0bec7adf9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 27 sht 2026 Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë](https://www.koha.net/rajon/vuciqi-jep-doreheqje-nga-posti-i-presidentit-te-serbise)
- [![Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit](https://resources.koha.net/images/2025/December/25/81248949-77cb-49eb-a724-9fc259afebc3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 28 qer 2026 Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit](https://www.koha.net/rajon/reuters-vuciqi-synon-postin-e-kryeministrit-dhe-vendosjen-e-nje-aleati-te-tij-ne-postin-e-presidentit)
- [![Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë](https://resources.koha.net/images/2026/May/06/b24a9093-6544-4d55-98c1-aa424050f1fc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Rajon 27 qer 2026 Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë](https://www.koha.net/rajon/vuciq-jane-ditet-e-fundit-te-miat-si-president-i-serbise)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Parlamenti serb pranon dorëheqjen e Vuçeviqit, 30 ditë afat për qeveri të re","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/rajon/parlamenti-serb-pranon-doreheqjen-e-vuceviqit-30-dite-afat-per-formimin-e-qeverise-se-re","datePublished":"2025-03-19T15:14:23+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:05:07+02:00","articleSection":"Rajon","wordCount":378,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Parlamenti i Serbisë ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç të mërkurën, duke i hapur rrugën një afati 30-ditor për formimin e një qev","url":"https://www.koha.net/rajon/parlamenti-serb-pranon-doreheqjen-e-vuceviqit-30-dite-afat-per-formimin-e-qeverise-se-re","keywords":"serbi, protestat, Aleksandër Vuçiq, doreheqja","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/19/8a47f136-a9d4-4e0d-8bf6-3820c0b226be.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
