Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest të Hungarisë.
Laura participe à la compétition dans la catégorie des 63 kilogrammes.
Nisi me fitore bindëse ndaj hungarezes Anna Kriza. Ndaj saj fitoi me Ippon.
Në çerekfinale, Laura e mposhti xhudisten e Austrisë, Lubjana Piovesana. Ndaj saj fitoi me dy “Yuko”. Piovesana e kishte vetëm një “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo.
Sot garuan edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili u ndal në luftën e parë.
Dardani i shënoi dy fitore, ndërsa u ndal në luftën e tretë.