Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK), ka shkruar se boksierja ruse e Serbisë fitoi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit amator ndaj Donjeta Sadikut “me ndihmën e gjytarit në ring”.
FBOX akuzon gjyqtarin e ringut se në shumë raste gjatë tri raundeve “në vend që ta ndëshkoj boksieren e Serbisë, ndëshkoi Donjeta Sadikun”.
“Vendimet e gjyqtarit në ring, ishin jo reale sipas duelit, duke vlerësuar se gjatë luftës në ring boksierja e Serbisë e përdori në mënyrë të përsëritur uljen e kokës dhe mbajtjen e duarve të Donjetës, duke vështirësuar zhvillimin normal të luftës. Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku siguron medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian, duke konfirmuar edhe një herë praninë e saj në elitën e boksit evropian”, shkruan Federata e Boksit e Kosovës të enjten.
Garuesen e Serbisë e kishte mposhtur në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Por jo edhe të enjten. Megjithatë Donjeta ka siguruar vend në podium.
Le boxeur de 27 ans a décroché la médaille de bronze mercredi, après une victoire en quart de finale contre la boxeuse néerlandaise Maud van der Toorn.
“Urime Donjeta për medaljen e bronztë evropiane dhe për paraqitjen dinjitoze në ‘Sofje 2026’”.