Soutenez TIME. Préservez la vérité.
militaire

Deux victoires et des points importants pour Cena, Laura sera en compétition mercredi.

Dardan Cena ka shënuar dy fitore të vlefshme në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Cena garoi të martën në kategorinë deri 73 kilogramë, që vlerësohet kategoria me konkurrencën më të fortë. 23-vjeçari nisi me fitore ndaj Joshua Green të Irlandës. Ndaj tij fitoi me uazari.

Në xhiron e dytë xhudisti kosovar e kishte përballë legjendën e xhudos, gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili. Pas një lufte të fortë, që zgjati 8.25 minuta, fitore shënoi Cena. Nuk kishte hedhje dhe lufta u vendos në dënime. Ish-kampioni olimpik dhe botëror, Shavdatuashvili, e pësoi dënimin e tretë. Kjo është prej fitoreve më të mëdha në karrierën e Cenës, nëse jo më e madhja.

Në xhiron e tretë, Dardan Cena përballë e kishte italianin Leonardo Valeriani. Italiani realizoi herët hedhje për uazari. Derisa Cena po e kërkonte hedhjen, Valeriani e zuri në pozitë të papërshtatshme dhe fitoi me mbërthim.

Megjithatë dy fitore vlerësohen rezultat i kënaqshëm për xhudistin kosovar. Ai zuri vend në mesin e 16 më të mirëve dhe sipas Federatës së Xhudos së Kosovës i fitoi 320 pikë në ranglistën botërore.

Të martën garoi edhe Akil Gjakova. Ai nuk kishte fat në short. Që në luftën e parë përballë e kishte kampionin olimpik në fuqi, azerbajxhanasin Hidayat Heydarov. Heydarov është edhe kampion i botës nga viti 2024 dhe fitues i shumë medaljeve të tjera të mëdha. 

Akili e kontrolloi luftën deri në minutën e fundit. Por gjatë një tërheqjeje, nuk ishte mjaftueshëm i kujdesshëm dhe Heydarov e shtyu për uazari. Derisa Akili po e kërkonte reagimin, Heydarov shfrytëzoi rastin për tjetër uazari, përkatësisht për fitore.

Në kategorinë deri 73 kilogramë garuan plot 50 xhudistë. Të drejtë pjesëmarrjeje në Botëror kanë vetëm xhudistët e ranguar në 100 pozitat e para nëpër kategori.

Të mërkurën në Botëror garon Laura Fazliu. Ajo ka fituar medalje të bronztë në dy Botërorët e kaluar. Ndonëse jo bartëse në short, Laura vlerësohet kandidate për medalje. Në xhiron e parë, xhudistja kosovare është e lirë. 

Të premten garon Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë. Ndërkohë Kosova në Botëror është pa adutin kryesore, Distria Krasniqin. Ajo është e lënduar.