---
description: Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një lëkurë të pastër, pa puçrra e shenja.India.com ka shkruar se dermatologia, Aman Puri, ka d
title: Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër
image: https://resources.koha.net/images/2024/May/02/ad1b14fd-4eeb-4429-b52c-15cd4827853d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër

![Lëkura pa akne](https://resources.koha.net/images/2024/May/02/ad1b14fd-4eeb-4429-b52c-15cd4827853d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Lëkura pa akne

- 2 maj 2024 14:10
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 2 maj 2024 14:10
- Shpërndaje në:

Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një lëkurë të pastër, pa puçrra e shenja.

Dermatologia, Aman Puri, ka dhënë disa këshilla për llojin e ushqimeve që duhet konsumuar për të pasur një lëkurë të shëndetshme, shkruan India.com. 

Ajo ka thënë se pjata duhet të jetë e mbushur me ushqime që përmbajnë antioksiantë të cilat janë të njohura për veti antiiflamatore, gjë që ndihmon kundër akneve.

Frutat e malit, limoni, portokalli, papaja, ananasi e mollët, njihen si pemë që janë të mira për lëkurën, bashkë me perimet si kungulli, specat, spinaqi e të tjera.

Këshilla e dytë e dermatologes është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve me përmbajtje të acidit yndyror, omega 3. Ky acid është i pranishëm në ushqime si peshku, arrat, farat chia e farat e lirit.

[Edhe ![Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin](https://resources.koha.net/images/2019/August/21/diabet1566372769.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 23 gus 2026 Tetë ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin](https://www.koha.net/lifestyle/tete-ushqimet-me-te-mira-per-te-mbajtur-ne-kontroll-diabetin)

Këshilla e tretë është pirja e shpeshtë e ujit. Hidratimi ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, nga të cilat mund të shkaktohen aknet. Për lëkurë të pastër këshillohet të konsumohen rreth shtatë deri në tetë gota ujë në ditë.

Këshilla e katërt e dermatologes është mos ushqyerja e tepërt me bulmet. Për shkak se qumështi përmban hormone dhe proteinat që gjenden në qumësht janë përgjegjëse për shkaktimin e akneve.

Këshilla e pestë është inkuadrimi i ushqimeve që përmbajnë probiotikë, sepse mikrobiomi i mirë i zorrëve ka të bëj me lëkurë të pastër. Probiotikët janë baktere të mira që ndodhen në ushqimet e fermentuara, si kefiri, jogurti e çaj kombucha, të cilat ndihmojnë zorrët të qëndrojnë të shëndetshme.

Këshilla e gjashtë është mënjanimi i disa ushqimeve që shkaktojnë akne si konsumimi i tepërt i çokollatës më qumësht, ushqimet djegëse, kafeja, si dhe ushqimet që përmbajnë shumë yndyra.

[Edhe ![Shtatë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjeve](https://resources.koha.net/images/2025/July/23/8e6ee3ce-e11e-4580-8647-d60bb7bdcc47.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 14 gus 2026 Shtatë ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjeve](https://www.koha.net/lifestyle/shtate-ushqime-qe-mund-te-ndihmojne-ne-uljen-e-inflamacionit-dhe-dhimbjeve)

Këshilla e shtatë është konsumimi i ushqimit që ka indeks glikemik të ulët. Karbohidratet apo ushqime që kanë indeks glikemik  të lartë, në të cilat përfshihen pijet me sheqer të shtuar, biskota e çokollata të ndryshme, rrisin nivelin e sheqerit në gjak, gjë që çon në rritje të prodhimit të insulinës në qelizat e lëkurës. Ushqimet që rekomandohet të konsumohen janë, drithërat e plota, fasulet e bizelet, si dhe perimet pa niseshte natyrale, të cilat ndihmojnë kundër formimit të akneve.

Këshilla e tetë është mënjanimi i ushqimeve të procesuara shumë herë, sepse përmbajnë shumë sheqer artificial, shtesa të tjera për zgjatjen e afatit të përdorimit, yndyra të përpunuara bimore, të cilat ndikojnë për të keq në lëkurë, sepse rrisin inflamacionin.  

[#lëkura e shëndetshme](https://www.koha.net/tag/lekura-e-shendetshme) [#lëkura pa rrudha](https://www.koha.net/tag/lekura-pa-rrudha) [#lekura pa akne](https://www.koha.net/tag/lekura-pa-akne)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare](https://resources.koha.net/images/2024/October/08/0d91f7fe-8d71-43a4-9312-bd1d3ff11699.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 24 kor 2026 Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare](https://www.koha.net/lifestyle/pese-lendet-ushqyese-qe-i-duhen-me-shume-trupit-pas-moshes-60-vjecare)
- [![Ushqimet që kanë ndikim në formimin e celulitit](https://resources.koha.net/images/2018/June/10/Celuliti1528613337.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 21 qer 2026 Ushqimet që kanë ndikim në formimin e celulitit](https://www.koha.net/lifestyle/ushqimet-qe-kane-ndikim-ne-formimin-e-celulitit)
- [![Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës](https://resources.koha.net/images/2026/May/05/e78936aa-c893-4528-bfdd-219f8ed0eae7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 maj 2026 Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës](https://www.koha.net/lifestyle/pese-lende-ushqyese-qe-ju-duhen-me-shume-me-kalimin-e-moshes)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Futboll.]() [Maran e Muçi të kënaqur me fitoren e Shqipërisë](https://www.koha.net/futboll/maran-e-muci-te-kenaqur-me-fitoren-e-shqiperise)

[Showbiz.]() [“Silencio” paralajmëron albumin e ri të grupit “U2” pas nëntë vjetësh](https://www.koha.net/showbiz/silencio-paralajmeron-albumin-e-ri-te-grupit-u2-pas-nente-vjetesh)

[Futboll.]() [Kampionia e botës e mposht Anglinë](https://www.koha.net/futboll/kampionia-e-botes-e-mposht-angline)

[Futboll.]() [Fitore bindëse e Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/futboll/fitore-bindese-e-zvicres-ndaj-maqedonise-se-veriut)

[Futboll.]() [Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki](https://www.koha.net/futboll/kroacia-e-nis-mbare-fiton-ne-ceki)

[Rajon.]() [Oligarku ukrainas në arrati merr shtetësinë e Serbisë](https://www.koha.net/rajon/oligarku-ukrainas-ne-arrati-merr-shtetesine-e-serbise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tetë këshilla rreth ushqimit për lëkurë të pastër","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/tete-keshilla-rreth-ushqimit-per-lekure-te-paster","datePublished":"2024-05-02T14:10:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:55:06+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":475,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mënyra e të ushqyerit luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për një lëkurë të pastër, pa puçrra e shenja.India.com ka shkruar se dermatologia, Aman Puri, ka d","url":"https://www.koha.net/lifestyle/tete-keshilla-rreth-ushqimit-per-lekure-te-paster","keywords":"lëkura e shëndetshme, lëkura pa rrudha, lekura pa akne","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/May/02/ad1b14fd-4eeb-4429-b52c-15cd4827853d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
