Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

Pourquoi les allergies sont-elles de plus en plus fréquentes chez les adultes ?

Allergies au pollen

Shpesh mendojmë se alergjitë janë rezultat i një fati të pafavorshëm që përcaktohet gjatë fëmijërisë, ose madje edhe para lindjes. Por “çdo person, në çdo moment të jetës, mund të zhvillojë një alergji të re”, thotë alergologia Kelly Colas.

Alergjitë mund të shfaqen në çdo periudhë të jetës – ndonjëherë edhe shumë vite pasi një person është rritur. Këto probleme shfaqen sikur të vijnë nga hiçi. Por, ndërsa studiuesit po mësojnë më shumë rreth tyre, po identifikojnë një sërë mënyrash të çuditshme dhe befasuese përmes të cilave mund të shfaqen alergji të reja – nga pickimet e rriqrave deri te luhatjet hormonale, écrit la BBC.

“Çelësi” që i aktivizon alergjitë: Covidi

Disa njerëz lindin me një prirje gjenetike ndaj alergjive. Por “nuk është gjithçka gjenetike”, thotë Ruchi Gupta, drejtoreshë e Qendrës për kërkimin mbi alergjitë ushqimore dhe astmën në universitetin Northëestern, në Illinois. Sipas saj, shpesh “diçka e aktivizon atë”.

Një nga këta faktorë “aktivizues” sipas studiuesve është virusi Covid-19, i cili mund të lërë gjurmë në sistemin imunitar dhe të shoqërohet me shfaqjen e alergjive të reja.

Një studim i vitit 2026 zbuloi se infektimi me Covid-19 lidhet me një rrezik dukshëm më të lartë për zhvillimin e rinitit alergjik (i njohur më shpesh si alergjia sezonale ndaj polenit) dhe astmës.

“Infeksioni e rriti rrezikun, ndërsa vaksinimi e uli atë”, shpjegon Philip Curman, bashkëautor i studimit dhe dermatolog në Institutin Karolinska në Suedi. “Sistemi imunitar mund të reagojë në mënyrë të tepruar gjatë një infeksioni me Cocid-19, duke rritur inflamacionin – përfshirë një lloj inflamacioni që dihet se lidhet me sëmundjet alergjike”, shpjegon Curman.

Virusi respirator sincicial (RSV) – një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë – dhe rinovirusi, një virus që shkakton ftohjen, duket se mund të shkaktojnë efekte të ngjashme, të paktën te fëmijët, tregojnë studimet e mëparshme.

Konfuzion në sistemin imunitar

Në mënyrë ironike, trajtimet që përdoren për të trajtuar disa sëmundje të zakonshme mund të kenë gjithashtu efekte të padëshiruara sa u përket alergjive. Për shembull, përdorimi i antibiotikëve është lidhur me një rrezik më të lartë për zhvillimin e alergjive më vonë.

Gupta, e cila ka studiuar faktorët që mund të shkaktojnë alergji, thotë se kjo mund të ndodhë sepse antibiotikët prishin ekuilibrin delikat të mikrobiomës së zorrëve – kolonisë së madhe të baktereve që jetojnë në traktin gastrointestinal të njeriut.

Shkencëtarët kanë ende shumë për të mësuar rreth mikrobiomës së zorrëve, por duket se ajo luan një rol në shumë aspekte të shëndetit tonë – përfshirë funksionimin e sistemit imunitar. Prishja e mikrobiomës, thotë Gupta, mund të çojë në “konfuzion të sistemit imunitar”, duke bërë që substancat që normalisht janë të padëmshme të klasifikohen si kërcënime që duhet të neutralizohen.

Shtatzënia është një tjetër ndryshim i madh në sistemin imunitar dhe mund të ketë efekte të papritura te alergjitë, thotë Colas, e cila është alergologe në Universitetin e Uashingtonit dhe e specializuar në menaxhimin e alergjive gjatë shtatzënisë.

Rreth një e treta e grave që kanë pasur më parë alergji ndaj faktorëve mjedisorë vërejnë se ato përkeqësohen pas mbetjes shtatzënë, thotë Colas. Ekziston gjithashtu një fenomen i njohur si “riniti i shtatzënisë”, i cili ndodh kur një grua shtatzënë që nuk ka pasur kurrë më parë alergji zhvillon papritur të gjitha simptomat tipike, si teshtimat, bllokimin dhe rrjedhjen e hundës.

“Riniti i shtatzënisë” ndoshta nuk është një alergji e vërtetë, por më tepër një gjendje e përkohshme që shkakton simptoma të ngjashme me alergjitë, thotë Colas. 

“Një dallim i rëndësishëm. Simptomat zakonisht zhduken pas lindjes, në vend që të zgjasin përgjithmonë. Pse ndodh kjo është?”, thotë Colas. 

Sipas saj, nuk dihet saktësisht pse, por se mund të lidhet me luhatjet hormonale. “Në fund të fundit, hormonet riprodhuese femërore, estrogjeni dhe progesteroni, dihet se ndërveprojnë me sistemin imunitar”, shton Colas.

Hulumtimet sugjerojnë gjithashtu se gratë mund të zhvillojnë alergji të reja pasi hyjnë në menopauzë, një tjetër periudhë e ndryshimeve të mëdha hormonale. “Këto hormone mund të ndikojnë pothuajse në gjithçka”, thotë Colas.

Alergjitë që fshihen në natyrë

Pickimi i rriqrës “lone star”, një lloj arachnidi vendas në Amerikën e Veriut, por që po përhapet në zona të reja të botës ndërsa klima ngrohet, mund të jetë një tjetër shkaktar i alergjive – veçanërisht i reaksioneve ndaj mishit të kuq.

Pas një darke të bollshme me bërxolla qengji dhe verë franceze gjatë një udhëtimi në Londër në vitin 2007, Thomas Platts-Mills u kthye në hotel për të fjetur. Por më pas, siç tregon ai, “u zgjova në orën 2:30 të mëngjesit. Në orën 3:00, isha mbuluar me urtikarie (reaksion i lëkurës që shfaqet si njolla ose puçrra të ngritura, të kuqe dhe që kruhen shumë)”.

Platts-Mills, profesor i mjekësisë dhe mikrobiologjisë në Universitetin e Virginias në SHBA, ishte në një pozitë të veçantë për ta kuptuar se çfarë e shkaktoi këtë. Në kohën e udhëtimit të tij, laboratori i Platts-Mills ishte i angazhuar intensivisht në zbardhjen e një misteri mjekësor.

Ekipi i tij po përpiqej të kuptonte pse një grup pacientësh në SHBA kishin zhvilluar alergji ndaj mishit të kuq pas vitesh të tëra duke ngrënë ushqime të ndryshme, përfshirë mishin.

Deri atëherë, Platts-Mills kishte një hipotezë: këto alergji të pazakonta dukej se shfaqeshin pas pickimeve të rriqrave. Përvoja e tij personale ndihmoi në konfirmimin e kësaj ideje. Disa muaj më parë, pas një shëtitjeje në natyrë, ai ishte mbuluar nga rriqra në fazën larvore dhe ishte pickuar prej tyre. Analizat e mëvonshme të gjakut treguan nivele të larta të antitrupave të lidhur me alergjitë. Dhe tani, darka me mish qengji kishte bërë që atij t’i shfaqej urtikaria.

Reaksioni që pati Platts-Mills ndihmoi ekipin e tij të përcaktonte atë që sot njihet si sindroma “alfa-gal”.

Rriqrat mund të mbartin në pështymën e tyre një molekulë sheqeri të quajtur “alfa-gal”, e cila prodhohet natyrshëm nga shumica e gjitarëve, përfshirë kafshët, mishin e të cilave e hamë. Njerëzit, megjithatë, “e humbën aftësinë për ta prodhuar rreth 10 milionë vjet më parë”, shpjegon Platts-Mills.

Kjo do të thotë se, kur një person ekspozohet ndaj “alfa-galit” përmes pickimit të rriqrës, sistemi i tij imunitar mund ta perceptojë atë si kërcënim dhe të reagojë ndaj tij. Kur ai person bie përsëri në kontakt me “alfa-galin” – ndoshta duke shijuar një hamburger të lëngshëm – mund të zhvillojë simptoma alergjike, duke përfshirë urtikarie, ënjtje dhe shqetësime gastrointestinale.

Diagnozat e sindromës “alfa-gal” po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në SHBA, ndërsa rriqrat “lone star” po përhapen në zona të reja të vendit, shumë përtej habitatit të tyre fillestar në juglindje. Sipas të dhënave qeveritare, vetëm nga viti 2017 deri në vitin 2022 në SHBA u diagnostikuan më shumë se 90,000 persona.

A ka kurë për alergjitë që shfaqen papritur?

Ndërsa “riniti i shtatzënisë” zakonisht zhduket pas lindjes së foshnjës, shumë njerëz që zhvillojnë alergji papritur nuk janë aq me fat. Pavarësisht nëse alergjia shfaqet pas një sëmundjeje, pas pickimit të një rriqre apo duket se shfaqet pa ndonjë arsye të dukshme, një alergji e re mund të jetë e përhershme.

Pavarësisht nëse jeni alergjik ndaj polenit apo kikirikëve, pluhurit apo qenve, në thelb është i njëjti proces. Alergjitë ndodhin kur trupi reagon ndaj një substance që normalisht duhet të jetë e padëmshme, sikur të ishte një pushtues i huaj i rrezikshëm, dhe prodhon antitrupa, një lloj proteine të sistemit imunitar. Kur sistemi imunitar aktivizohet, shfaqen simptoma si rrjedhja e hundëve, kruarja e syve – ose, në raste të rënda, edhe anafilaksia, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.

“Sistemi juaj imunitar e ka njohur një substancë si të dëmshme dhe ka krijuar antitrupa ndaj saj”, shpjegon Gupta. “Tani, sa herë që trupi juaj bie në kontakt me të, ai nis një sulm”.

Në rastet kur alergjitë që shfaqen më vonë gjatë jetës kanë një shkak të mundshëm, si inflamacioni i lidhur me një sëmundje ose ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve pas një kure me antibiotikë, ekzistojnë disa të dhëna që tregojnë se si mund të parandalohet ose të rikthehet dëmi, të paktën pjesërisht. Për shembull, Gupta rekomandon që personat që marrin antibiotikë të konsumojnë gjithashtu probiotikë, prebiotikë, kos dhe ushqime të fermentuara, të cilat mund të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit dhe diversitetit të mikrobiomës së zorrëve.

Parandalimi i inflamacionit që të mos dalë jashtë kontrollit gjatë një infeksioni viral mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e pasojave të mëvonshme, si alergjitë, thotë Curman. 

Në përgjithësi, barnat që modifikojnë sistemin imunitar janë premtuese si për njerëzit që sapo kanë zhvilluar alergji, ashtu edhe për ata që vuajnë prej tyre prej kohësh. Xolair, një ilaç që është përdorur prej dekadash për trajtimin e astmës dhe që kohët e fundit ka rezultuar efektiv edhe në kontrollin e reaksioneve ndaj alergjive ushqimore, vepron duke synuar sistemin imunitar dhe duke e penguar atë të shkaktojë një reagim tepër agresiv, i cili mund të bëhet i rrezikshëm ose fatal.

Studiuesit po shqyrtojnë gjithashtu mënyra të tjera për ta “ritrajnur” sistemin imunitar në mënyrë që të kapërcejë alergjitë. Këto qasje eksperimentale përfshijnë vaksina që mund ta mësojnë sistemin imunitar të reagojë ndaj alergjenëve në një mënyrë më të kontrolluar – ashtu si vaksinat e përgatisin trupin për të luftuar viruset pa reaguar në mënyrë të tepruar – si dhe një trajtim me një dozë të vetme që synon t’i sigurojë drejtpërdrejt trupit antitrupa që bllokojnë alergjenët.

“Deri tani, nuk ekziston një mënyrë e sigurt për ta kthyer mbrapsht një alergji të re”, thotë Gupta. Por e ardhmja duket premtuese. “Kam 20 vjet që studioj alergjitë ushqimore”, thotë ajo, “dhe është vërtet një periudhë emocionuese të shohësh kaq shumë përparim”.