Një vaksinë e re e personalizuar, e dhënë në kombinim me një ilaç, ka ndaluar rikthimin e kancerit të lëkurës te pacientët gjatë një prove klinike, që paraqet një moment potencialisht historik në trajtimin e kancerit, njofton “BBC”.
Vaksina, e zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Merck dhe Moderna, iu dha pacientëve me melanomë me rrezik të lartë, një lloj kanceri të lëkurës, pasi ata iu nënshtruan një operacioni.
Rezultatet e hershme tregojnë se kjo vaksinë zgjati periudhën gjatë së cilës këta pacientë mbetën pa kancer, por nuk është e qartë për sa kohë, sipas një njoftimi nga dy kompanitë.
Ekspertët e kancerit thonë se ky është një përparim i madh, por theksojnë nevojën për kujdes, pasi rezultatet e plota ende nuk janë publikuar apo shqyrtuar nga ekspertët shkencorë, proces gjatë të cilit ekspertë të pavarur shqyrtojnë dhe verifikojnë gjetjet e provës.
Edhe pasi procesi i provave të përfundojë, trajtimi do të duhet të miratohet nga autoritetet rregullatore dhe më pas t’i nënshtrohet një tjetër procesi miratimi përpara se të bëhet i disponueshëm.
aussi
Thé qui peut aider à faire baisser l'hypertension artérielle
Vaksina, e quajtur “Intismeran”, u dha në kombinim me “Keytruda”, një ilaç imunoterapie që tashmë përdoret në trajtimin e kancerit.
Krahasuar me marrjen vetëm të “Keytrudas”, kompanitë thanë se marrja e ilaçit dhe vaksinës së bashku rriti ndjeshëm kohën gjatë së cilës pacientët mbetën pa kancer dhe uli rrezikun që sëmundja të përhapej në organe të tjera.
Prova e fazës së tretë përfshiu më shumë se 1,000 pacientë me melanomë të rrezikut të lartë të stadit të dytë, të tretë ose të katërt – që do të thotë se ata varionin nga pacientë me tumore të mëdha në një zonë të caktuar deri te pacientë me kancer që tashmë ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit.
Merck dhe Moderna po e quajnë këtë një vaksinë të personalizuar, që do të thotë se ajo funksionon duke synuar tumorin e një pacienti individual.
Për të krijuar këtë vaksinë të re, shkencëtarët përdorën teknologjinë mRNA – e cila u përdor për disa nga vaksinat kundër Covid-19 – për të synuar mutacione specifike brenda qelizave kancerogjene, duke hequr në mënyrë kirurgjikale një pjesë të vogël të tumorit të pacientit dhe më pas duke renditur ADN-në e tij.
aussi
Le bracelet que les hôpitaux américains utilisent pour protéger les mères après l'accouchement
Rezultati është një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, specifike për tumorin e pacientit, e cila udhëzon sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë çdo qelizë tumorale që ka mbetur.
Dy kompanitë po testojnë vaksina të tjera të ngjashme të personalizuara për kancerin e mushkërive, fshikëzës dhe veshkave.
Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i Modernas, tha se gjetjet përfaqësojnë një “moment të rëndësishëm” në fushën e kërkimit për të gjetur një ilaç kundër kancerit.
Aksionet e Modernas dhe Merckut janë rritur ndjeshëm që nga njoftimi.
Ekspertët e kancerit gjithashtu e kanë përshëndetur lajmin si pozitiv, por janë të kujdesshëm për të theksuar se gjetjet janë ende të hershme.
Doktoresha Talisia Quallo, drejtuesja e parandalimit dhe zbulimit të hershëm në Cancer Research UK, tha se kërkimi “tregon potencial”, por theksoi se të dhënat e ndërmjetme ende duhet të shqyrtohen plotësisht.
aussi
Après la COVID-19, près d'un jeune sur dix déclare n'avoir aucun contact direct avec autrui durant la journée.
“Është jetike që kërkime të tilla të vazhdojnë të financohen, në mënyrë që më shumë njerëz me kancer të kenë mundësi për trajtime të personalizuara që t’i ndihmojnë të jetojnë më gjatë dhe me një cilësi më të mirë jete”, shtoi ajo.
Doktori Lennard Lee, onkolog konsulent dhe profesor i asociuar në Universitetin e Oxfordit, tha: “Ky është sigurisht një lajm i mirë për pacientët me melanomë, por studimi ka implikime shumë më të gjera. Ai ofron dëshmi të parimit se vaksinat e personalizuara kundër kancerit funksionojnë.”