Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

Un laboratoire californien affirme avoir injecté pour la première fois à un patient un virus conçu par intelligence artificielle.

Bactéries

Bactéries

Një laborator studimor i inteligjencës artificiale (AI) në Kaliforni ka deklaruar se, për herë të parë, ka injektuar te një pacient një virus të projektuar posaçërisht nga AI. Kjo qasje shihet si një zgjidhje për të luftuar të ashtuquajturat superbaktere, të cilat kanë zhvilluar rezistencë ndaj antibiotikëve, ka shkruar The Independent.

Përfaqësuesit e Laboratorit “Radical Numerics”, kanë njoftuar për trajtimin ditë më parë, por pretendimi ende pret verifikimin nga komuniteti shkencor përmes një studimi të shqyrtuar nga ekspertë të pavarur.

Nëse konfirmohet, trajtimi i quajtur Omnii-1 mund të shënojë rastin e parë të injektimit te një pacient njerëzor të bakteriofagëve të projektuar nga AI.

Bakteriofagët janë viruse që infektojnë në mënyrë specifike bakteret. Sipas parashikimeve, superbakteret rezistente ndaj antibiotikëve mund të shkaktojnë afro 40 milionë vdekje deri në vitin 2050.

Si funksionon kjo qasje e re?

Në metodat aktuale të trajtimit me bakteriofagë, studiuesit duhet të kërkojnë mes koleksioneve të mëdha të viruseve të mbledhura nga mjedisi, për të gjetur një bakteriofag që përputhet me infeksionin specifik të pacientit. Ky proces mund të kërkojë shumë kohë.

Fillimisht, mjekët marrin një mostër të baktereve që shkaktojnë infeksionin. Më pas, studiuesit kërkojnë ose projektojnë bakteriofagë që mund të shkatërrojnë mikroorganizmin përgjegjës për sëmundjen.

Një nga sfidat kryesore është identifikimi i karakteristikave gjenetike që i mundësojnë një bakteriofagu të luftojë një lloj të caktuar bakteresh.

Bakteriofagët i shkatërrojnë bakteret përmes një procesi me disa faza. Fillimisht, virusi lidhet me molekula të veçanta, të quajtura receptorë, në sipërfaqen e bakterit të synuar.

Më pas, ai depërton në qelizën bakteriale dhe e shfrytëzon atë për t’u shumuar, derisa përfundimisht e shpërthen qelizën.

Ky proces fillon me një lidhje shumë specifike: çdo bakteriofag mund të sulmojë vetëm disa lloje të caktuara bakteresh.

Kjo veçori përbën një avantazh të rëndësishëm të terapisë me bakteriofagë, pasi ajo mund të ruajë mikrobet e dobishme të zorrëve, të cilat shpesh preken nga antibiotikët me spektër të gjerë.

AI mund të përshpejtojë krijimin e trajtimeve të personalizuara

“Radical Numerics” pretendon se teknologjia e tij mundëson projektimin e shpejtë të bakteriofagëve sipas nevojave të pacientëve, duke shkurtuar kohën që nevojitet për të zhvilluar një trajtim.

“Në përdorimin e parë klinik në botë të bakteriofagëve të projektuar nga AI, variantet e krijuara nga Omnii-1 iu injektuan një pacienti me infeksion bakterial rezistent ndaj antibiotikëve, përmes një procedure të autorizuar të përdorimit, nën mbikëqyrjen e një mjeku. Kjo arritje shënon një hap të hershëm drejt shndërrimit të projektimit gjenomik të udhëhequr nga AI në terapi të personalizuara”, thuhet në një postim të kompanisë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar se ky model i AI-së është trajnuar me një gamë të gjerë sekuencash gjenomike, gjenomesh të bakteriofagëve dhe të dhënash nga ndërveprimet e matura më parë mes bakteriofagëve dhe baktereve pritëse.

Duke analizuar këto të dhëna, modeli mund të identifikojë bakteriofagë potencialisht të përshtatshëm dhe të projektojë kandidatë të rinj për nevoja të caktuara terapeutike.

“Ne sintetizojmë variantet e bakteriofagëve të projektuara nga Omnii-1 dhe masim rikuperimin dhe aktivitetin e tyre ndaj llojeve të ndryshme bakteriale”, ka deklaruar kompania.

Termi rikuperim përdoret këtu për të vlerësuar nëse një gjenom viral i projektuar nga AI mund të funksionojë, të bëhet biologjikisht aktiv dhe të shumohet me sukses në laborator.

“Këto eksperimente na ndihmojnë të karakterizojmë aktivitetin e varianteve tona kundër baktereve të synuara dhe të përmirësojmë raundet e mëtejshme të modelimit dhe projektimit”, ka shpjeguar “Radical Numerics”.

Rezultatet klinike ende nuk janë bërë publike

Kompania ka deklaruar se bakteriofagët e projektuar nga Omnii-1 u sintetizuan dhe iu injektuan një pacienti me infeksion rezistent ndaj antibiotikëve, i cili kishte shumë pak alternativa të tjera mjekësore.

Megjithatë, “Radical Numerics” nuk ka publikuar hollësi konkrete mbi rezultatet klinike të trajtimit, duke iu referuar privatësisë së pacientit.