---
description: Një lëng i quajtur Silver Diamine Fluoride-SDF mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohen kavitetet në dhëmbë, duke shmangur shpimet, injeksionet dhe anestezinë,
title: Lëngu që mund t’i zëvendësojë intervenimet te dentisti
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/03/b6746167-9e7e-4a2b-9ac9-41594b12bf1c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Lëngu që mund t’i zëvendësojë intervenimet te dentisti

![Mirëmbajtja e dhëmbëve](https://resources.koha.net/images/2026/August/03/b6746167-9e7e-4a2b-9ac9-41594b12bf1c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Mirëmbajtja e dhëmbëve

- 3 gusht 2026 11:20
- Shpërndaje në:

- 3 gusht 2026 11:20
- Shpërndaje në:

Një lëng i quajtur “Silver Diamine Fluoride-SDF” mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohen kavitetet në dhëmbë, duke shmangur shpimet, injeksionet dhe anestezinë, ka shkruar [The Independent.](https://www.independent.co.uk/life-style/health-and-families/cavities-us-teeth-dentistry-drilling-study-b3024603.html)

SDF aplikohet mbi kavitetin me një aplikues të vogël dhe vepron brenda pak sekondash për të ndaluar përparimin e prishjes së dhëmbit. Kjo metodë përdoret prej vitesh në shumë vende të botës, ndërsa në SHBA është përdorur që nga viti 2014, por deri tash mungonin studime të mëdha për miratim të plotë.

“Ky është një trajtim shumë efektiv dhe i sigurt, madje edhe për fëmijët që nga mosha njëvjeçare”, ka thënë Margherita Fontana, profesoreshë e Stomatologjisë në Universitetin e Michiganit.

Në një studim ku morën pjesë 830 fëmijë nën moshën gjashtë vjeç, studiuesit zbuluan se një tretje me përqendrim 38 për qind të SDF ndaloi përparimin e prishjes në më shumë se gjysmën e dhëmbëve të qumështit të prekur. Trajtimi u aplikua çdo gjashtë muaj, nga viti 2018 deri në vitin 2023.

Sipas studiuesve, te fëmijët ky trajtim mund të jetë i mjaftueshëm derisa dhëmbi i qumështit të bjerë natyrshëm, ndërsa te të rriturit mund të shërbejë si një zgjidhje e përkohshme derisa të kryhet trajtimi përfundimtar.

[Edhe ![Kalimi nga produktet e qumështit te alternativat bimore mund të shkaktojë mungesë vitaminash](https://resources.koha.net/images/2026/November/05/c6835802-b8c3-436d-b361-84c30b9d5376.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 5 nën 2026 Kalimi nga produktet e qumështit te alternativat bimore mund të shkaktojë mungesë vitaminash](https://www.koha.net/lifestyle/kalimi-nga-produktet-e-qumeshtit-te-alternativat-bimore-mund-te-shkaktoje-mungese-vitaminash)

“Nga këndvështrimi i shëndetit publik, nëse duam që kjo metodë të përdoret gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara, na duhej të kishim të dhëna të mbledhura me kujdes te popullsia amerikane, dhe tani i kemi”, u shpreh Fontana.

Kavitetet krijohen kryesisht nga konsumimi i tepërt i sheqerit dhe higjiena e dobët orale. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë infeksione serioze dhe komplikime të tjera shëndetësore. Prishja e dhëmbëve mbetet sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët.

“Te pothuajse çdo pacient, ky trajtim mund ta ndalojë prishjen e dhëmbit, infeksionin dhe dhimbjen që ai shkakton. Ai mund të sjellë përfitime për shumë njerëz”, ka thënë Fontana.

Një tjetër autor i studimit, Amr Moursi, profesor i stomatologjisë pediatrike në Universitetin e New Yorkut, ka thënë se rezultatet mbështesin miratimin e këtij trajtimi nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

[Edhe ![Shpëlarja e gojës me vaj: Alternativë natyrale apo humbje kohe?](https://resources.koha.net/images/2026/October/29/34f87790-45b4-4821-8c44-791e319e5e80.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 29 tet 2026 Shpëlarja e gojës me vaj: Alternativë natyrale apo humbje kohe?](https://www.koha.net/lifestyle/shpelarja-e-gojes-me-vaj-alternative-natyrale-apo-humbje-kohe)

Kostoja e aplikimit të SDF është zakonisht 20-75 dollarë për trajtim.

Megjithatë, kjo metodë ka edhe një mangësi: argjendi në përbërje e nxin përgjithmonë pjesën e prishur të dhëmbit, megjithëse ndalon përhapjen e dëmtimit.

[#Mirëmbajtja e dhëmbëve](https://www.koha.net/tag/mirembajtja-e-dhembeve) [#dhembet](https://www.koha.net/tag/dhembet) [#dhembe](https://www.koha.net/tag/dhembe) [#pasta e dhembeve](https://www.koha.net/tag/pasta-e-dhembeve) [#shëndeti i dhëmbëve](https://www.koha.net/tag/shendeti-i-dhembeve) [#kavitetet](https://www.koha.net/tag/kavitetet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Foshnjat në SHBA po humbin jetën nga gjakderdhja e brendshme si pasojë e mungesës së vitaminës K](https://resources.koha.net/images/2026/May/07/b95de0fc-913e-4668-9c5f-392034250a3d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 maj 2026 Foshnjat në SHBA po humbin jetën nga gjakderdhja e brendshme si pasojë e mungesës së vitaminës K](https://www.koha.net/lifestyle/foshnjat-po-humbin-jeten-ne-shba-nga-gjakderdhja-e-brendshme-si-pasoje-e-mungeses-se-vitamines-k)
- [![Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave](https://resources.koha.net/images/2026/April/06/d264687f-ea6e-4f27-b5a5-c931255d5952.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 6 pri 2026 Më shumë e gjysma e personave me diabet të tipit 2 kanë mungesë të këtyre vitaminave](https://www.koha.net/lifestyle/me-shume-e-gjysma-e-personave-me-diabeti-te-tip-2-kane-mungese-te-ketyre-vitaminave-1)
- [![Dieta që mbron kujtesën duke ulur për 41% rrezikun për rënien e aftësive njohëse](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/7e4cd85a-f00c-43ef-bcb2-c10ad57bb8df.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 26 shk 2026 Dieta që mbron kujtesën duke ulur për 41% rrezikun për rënien e aftësive njohëse](https://www.koha.net/lifestyle/dieta-qe-mbron-kujtesen-duke-ulur-per-41percent-renien-e-aftesive-njohese)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani shënon golin e parë këtë edicion në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

[Arbëri.]() [MINTI, tash e dy vjet s’po ia paguan Drenasit hisenë e qirave për Parkun Industrial](https://www.koha.net/arberi/minti-tash-e-dy-vjet-spo-ia-paguan-drenasit-hisene-e-qirave-per-parkun-industrial)

[Basketboll.]() [Ylli fiton bindshëm ndaj Bashkimit](https://www.koha.net/basketboll/ylli-fiton-bindshem-ndaj-bashkimit)

[Arbëri.]() [Shkolla në Shtërpcë, që organizon mësimin në shqipe, detyrohet të blejë vetë ngrohëse](https://www.koha.net/arberi/shkolla-ne-shterpce-qe-organizon-mesimin-ne-shqipe-detyrohet-te-bleje-vete-ngrohese)

[Arbëri.]() [Mbi 20 mijë gjoba në 10 muajt e parë të 2026-s për kosovarët në Shqipëri](https://www.koha.net/arberi/mbi-20-mije-gjoba-ne-10-muajt-e-pare-te-2026-s-per-kosovaret-ne-shqiperi)

[Arbëri.]() [Një muaj pas premtimit të ministrit Vitia për furnizim, terapi s’ka ende në Onkologji](https://www.koha.net/arberi/nje-muaj-pas-premtimit-te-ministrit-vitia-per-furnizim-terapi-ska-ende-ne-onkologji)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Lëngu që mund t’i zëvendësojë intervenimet te dentisti","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/lengu-qe-mund-ti-zevendesoje-intervenimet-te-dentisti","datePublished":"2026-08-03T11:20:00+02:00","dateModified":"2026-08-03T11:20:02+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":441,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një lëng i quajtur Silver Diamine Fluoride-SDF mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohen kavitetet në dhëmbë, duke shmangur shpimet, injeksionet dhe anestezinë,","url":"https://www.koha.net/lifestyle/lengu-qe-mund-ti-zevendesoje-intervenimet-te-dentisti","keywords":"Mirëmbajtja e dhëmbëve, dhembet, dhembe, pasta e dhembeve, shëndeti i dhëmbëve, kavitetet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/03/b6746167-9e7e-4a2b-9ac9-41594b12bf1c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
