---
description: Një studim i madh ndërkombëtar ka identifikuar faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë, një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të përhapura në t
title: Faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë
image: https://resources.koha.net/images/2026/July/29/5e7ae379-4b88-4eb7-ba79-dfe0ed9245be.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Lifestyle

# Faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë

![Dhimbja kronike](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/5e7ae379-4b88-4eb7-ba79-dfe0ed9245be.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Dhimbja kronike

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 29 korrik 2026 13:45
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 29 korrik 2026 13:45
- Shpërndaje në:

Një studim i madh ndërkombëtar ka identifikuar faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë, sëmundje kronike që shkakton dhimbje të përhapura në trup, lodhje të vazhdueshme dhe vështirësi me kujtesën e përqendrimin, ka shkruar [The Independent](https://www.koha.net/arberi/publikohet-lista-preliminare-e-te-vrareve-dhe-te-zhdukurve-ne-lufte).

Studiuesit analizuan ADN-në e më shumë se 2.5 milionë personave nga Britania, SHBA-ja, Finlanda, Danimarka, Islanda dhe Estonia, përfshirë rreth 55 mijë persona të diagnostikuar me fibromialgji.

Rezultatet zbuluan 26 variante gjenetike që lidhen me rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

“Duke studiuar ADN-në e më shumë se dy milionë njerëzve, mund të themi me besim se këto rezultate janë të sakta dhe tregojnë se fibromialgjia është një çrregullim i mënyrës se si truri përpunon dhimbjen”, ka thënë profesoresha Frances Williams nga King’s College London.

Ekspertët theksojnë se për shumë vite pacientëve me fibromialgji u është thënë se dhimbjet e tyre ishin vetëm psikologjike.

“Për dekada me radhë, pacientët janë shpërfillur ose u është thënë se dhimbja e tyre ishte vetëm psikologjike. Gjetjet tona konfirmojnë se kjo sëmundje ka një bazë të qartë biologjike”, ka thënë doktori Michael Wainberg nga Universiteti i Torontos.

[Edhe ![Identifikohet një nëntip i ri i depresionit që lidhet me çrregullimin e orës biologjike](https://resources.koha.net/images/2021/July/09/214159944_887395271847285_713260782744479882_n1625827134.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 22 tet 2026 Identifikohet një nëntip i ri i depresionit që lidhet me çrregullimin e orës biologjike](https://www.koha.net/lifestyle/studimi-australian-identifikohet-nje-nentip-i-ri-i-depresionit-i-lidhur-me-crregullimin-e-ores-biologjike)

Studimi ka zbuluar gjithashtu një lidhje mes fibromialgjisë dhe gjenit HTT, mutacionet e të cilit shkaktojnë sëmundjen e Huntingtonit. Sipas studiuesve, kjo mund të hapë rrugën që ilaçet që po testohen për Huntingtonin të përdoren në të ardhmen edhe për trajtimin e fibromialgjisë.

Po ashtu, u vu re se fibromialgjia ndan faktorë gjenetikë me sëmundje të tjera, si dhimbja kronike e mesit, sindroma e zorrës së irrituar, si edhe shpesh shoqërohet me ankth dhe depresion.

Ekspertët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë se si ndërveprojnë gjenet, mjedisi dhe ngjarjet e jetës në zhvillimin e fibromialgjisë, me synimin për të krijuar trajtime më efektive në të ardhmen.

[#Dhimbja kronike](https://www.koha.net/tag/dhimbja-kronike) [#dhimbjet kronike](https://www.koha.net/tag/dhimbjet-kronike) [#fibromialgjinë](https://www.koha.net/tag/fibromialgjine) [#faktoret gjenetik](https://www.koha.net/tag/faktoret-gjenetik)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gratë përjetojnë më shumë dhimbje se burrat, zbulon studimi](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/4b45821f-4bda-4542-8721-bbd04576e6ad.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 tet 2026 Gratë përjetojnë më shumë dhimbje se burrat, zbulon studimi](https://www.koha.net/lifestyle/grate-perjetojne-me-shume-dhimbje-se-burrat-zbulon-studimi-i-madh-global)
- [![Dëshironi të ulni rrezikun e demencës? Kjo nuk përfshin një analizë gjaku](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/90d03325-5c54-42d2-bf46-c188fd70434d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 sht 2026 Dëshironi të ulni rrezikun e demencës? Kjo nuk përfshin një analizë gjaku](https://www.koha.net/lifestyle/deshironi-te-ulni-rrezikun-e-demences-kjo-nuk-perfshin-nje-analize-gjaku)
- [![Shkencëtarët krijojnë “hartën” më të madhe të autizmit deri më sot](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/b30b79d0-a5f1-4855-9b52-f5fc45ea3e95.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 29 gus 2026 Shkencëtarët krijojnë “hartën” më të madhe të autizmit deri më sot](https://www.koha.net/lifestyle/shkencetaret-krijojne-harten-me-te-madhe-te-autizmit-deri-me-sot)
- [![Terapia hormonale mund të ulë rrezikun e demencës te gratë](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/e572b2e5-86f3-4895-8d52-bc88266b0f4c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 gus 2026 Terapia hormonale mund të ulë rrezikun e demencës te gratë](https://www.koha.net/lifestyle/terapia-hormonale-mund-te-ule-rrezikun-e-demences-te-grate)

[Kronikë.]() [Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë](https://www.koha.net/kronike/gjenden-mbetje-eshterore-ne-mitrovice-te-veriut-dyshohet-se-jane-nga-lufta-e-fundit-ne-kosove)

[Arbëri.]() [BE: Nuk ndryshojnë obligimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën](https://www.koha.net/arberi/be-nuk-ndryshojne-obligimet-e-serbise-nga-dialogu-me-kosoven)

[Arbëri.]() [Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmin e ekipit të Klan Kosovës](https://www.koha.net/arberi/ngrihet-aktakuze-ndaj-tre-personave-per-sulmin-e-ekipit-te-klan-kosoves)

[Arbëri.]() [Sot protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thirrje për revoltë kombëtare](https://www.koha.net/arberi/sot-protestohet-ne-prishtine-pas-vrasjes-se-arlinda-zekajt-thirrje-per-revolte-kombetare)

[Arbëri.]() [Pacolli: Prishtina i prin keqmenaxhimit të çështjes së mbeturinave](https://www.koha.net/arberi/pacolli-prishtina-i-prin-keqmenaxhimit-te-ceshtjes-se-mbeturinave)

[Botë.]() [Trumpi sugjeron që Venezuela të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së](https://www.koha.net/bote/trumpi-sugjeron-qe-venezuela-te-behet-shteti-i-51-te-i-shba-se)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/lifestyle/faktore-te-rinj-gjenetike-qe-lidhen-me-semundje-kronike-qe-shkakton-dhimbje-te-perhapura-ne-trup","datePublished":"2026-07-29T13:45:00+02:00","dateModified":"2026-07-29T13:45:03+02:00","articleSection":"Lifestyle","wordCount":335,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një studim i madh ndërkombëtar ka identifikuar faktorë të rinj gjenetikë që lidhen me fibromialgjinë, një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të përhapura në t","url":"https://www.koha.net/lifestyle/faktore-te-rinj-gjenetike-qe-lidhen-me-semundje-kronike-qe-shkakton-dhimbje-te-perhapura-ne-trup","keywords":"Dhimbja kronike, dhimbjet kronike, fibromialgjinë, faktoret gjenetik","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/July/29/5e7ae379-4b88-4eb7-ba79-dfe0ed9245be.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
