Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

L'avenir de la médecine pourrait se trouver dans les jeux vidéo.

E ardhmja e mjekësisë

E ardhmja e mjekësisë

Videolojërat nuk janë më vetëm argëtim. Teknologjia VR (Virtual Reality, apo në shqip: realiteti virtual) dhe videolojërat po përdoren gjithnjë e më shumë në mjekësi, sidomos për të ndihmuar fëmijët gjatë procedurave mjekësore, ka shkruar VOX.

Një nga përdorimet më interesante është zëvendësimi i qetësuesit ose anestezisë në disa procedura të vogla. Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të qëndrojnë të palëvizshëm gjatë një rezonance magnetike ose të përballojnë ankthin gjatë një procedure.

“Lojërat dhe realiteti virtual mund të jenë shumë efektive për të reduktuar dhimbjen dhe ankthin te fëmijët gjatë procedurave mjekësore. Nëse e ndihmojmë një fëmijë ta kalojë një procedurë pa qetësues, ky është një përfitim i madh”, ka thënë doktoresha Kimberly Hieftje.

Në një studim të vitit 2024, më shumë se 100 fëmijë përdorën kufje VR gjatë procedurave të vogla. Ata luajtën lojëra relaksuese, ndërsa mjekët kryenin procedurën. Asnjëri prej tyre nuk pati nevojë për anestezi. Fëmijët raportuan nivele dhimbjeje të ngjashme me pacientët që kishin marrë anestezi, ndërsa rikuperimi ishte më i shpejtë.

Edhe në Kanada, një studim i vitit 2025 me fëmijë që duhej t’i nënshtroheshin rezonancës magnetike dha rezultate premtuese: të gjithë fëmijët që përdorën VR para ekzaminimit arritën ta përfundonin atë pa qetësues apo anestezi shtesë.

aussi Comment l'immunothérapie fait-elle évoluer le traitement du cancer ? Lifestyle Comment l'immunothérapie fait-elle évoluer le traitement du cancer ?

Lojërat mund t’i ndihmojnë fëmijët të lëvizin

VR nuk përdoret vetëm për t’i qetësuar fëmijët. Studiuesit po e përdorin edhe për t’i motivuar ata të ushtrojnë.

Në një studim të Yale me 17 adoleshentë me diabet të tipit 1, një lojë VR i udhëzonte gjatë ushtrimeve fizike. Pjesëmarrësit ishin të motivuar ta përdornin lojën dhe u vu re edhe një ulje e vogël e nivelit të sheqerit në gjak.

Videolojërat mund të ndihmojnë edhe shkencën

Një tjetër ide është përdorimi i lojërave për të kryer detyra shkencore që zakonisht janë të mërzitshme dhe kërkojnë shumë kohë.

aussi Santé personnalisée Lifestyle Santé personnalisée

Në disa projekte, lojtarët e lojërave si “Borderlands 3” dhe “EVE Online” kanë ndihmuar shkencëtarët në analizimin dhe renditjen e të dhënave biologjike.

Në një projekt të publikuar në revistën Nature Biotechnology në vitin 2024, më shumë se 4 milionë njerëz zgjidhën mbi 135 milionë enigma shkencore, duke ndihmuar në analizimin e miliona sekuencave të mikrobiomës njerëzore. Kontributi i lojtarëve rezultoi më i mirë se disa metoda të avancuara kompjuterike.

Dhe kjo mund të jetë vetëm fillimi

Studiuesit po shqyrtojnë përdorimin e videolojërave dhe VR edhe për trajtimin e ADHD-së (çrregullimin e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktiviteti), rehabilitimin fizik, shëndetin mendor, trajtimin e traumave dhe djegieve, përmirësimin e shëndetit të trurit te të moshuarit, trajnimin e mjekëve dhe kirurgëve, përgatitjen virtuale të operacioneve, si dhe ndihmën ndaj pacientëve me PTSD (çrregullim të stresit postraumatik).

aussi La résistance aux antibiotiques menace la médecine moderne Lifestyle La résistance aux antibiotiques menace la médecine moderne

Pra, sipas ekspertëve, ideja se videolojërat janë vetëm “humbje kohe” po ndryshon, pasi kur përdoren në mënyrën e duhur, ato mund të bëhen mjet i rëndësishëm për mjekësinë, rehabilitimin dhe madje edhe kërkimin shkencor.