Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Lifestyle

Que se passe-t-il pour vos reins lorsque vous prenez trop de compléments alimentaires ?

Reins

Reins

Suplemente të shumta nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë shëndet. Përkundrazi, përdorimi i tepërt i tyre mund të ngarkojë veshkat dhe të rrisë rrezikun për dëmtime, ka shkruar Bien manger.

Veshkat nuk shërbejnë vetëm për të larguar mbetjet nga trupi. Ato rregullojnë lëngjet dhe mineralet në gjak, duke ndihmuar trupin të ruajë ekuilibrin.

Mund të dëmtojnë veshkat

Disa suplemente bimore, edhe pse reklamohen si “natyrale”, mund të jenë problematike kur merren në sasi të mëdha. Përbërës si aloe vera, rrënja e jamballit që përdoret në mjekësinë popullore dhe hardhia Uncaria tomentosa që njihet si “cat’s claw” mund të ndikojnë në qelizat e veshkave, të ulin qarkullimin e gjakut në to ose të ndërveprojnë me ilaçe të tjera.

Në raste të caktuara, kjo mund të çojë në dëmtim akut të veshkave, sëmundje kronike ose dëmtime afatgjata.

aussi Le régime méditerranéen pourrait réduire le risque d'AVC jusqu'à 25 %. Lifestyle Le régime méditerranéen pourrait réduire le risque d'AVC jusqu'à 25 %.

Mund të rrisin rrezikun për gurë në veshka

Edhe suplementet e zakonshme, si kalciumi dhe vitamina D, mund të bëhen problem kur përdoren pa nevojë ose në doza të larta.

Vitamina D rrit përthithjen e kalciumit dhe mund të shtojë sasinë e kalciumit që eliminohet përmes urinës. Në disa persona, kjo krijon kushte për formimin e gurëve në veshka.

Rreziku mund të jetë edhe më i madh kur merren së bashku doza të larta të vitaminës D dhe suplemente me karbonat kalciumi.

Mund të çrregullojnë mineralet në trup

Veshkat kontrollojnë nivelet e kalciumit, fosforit, kaliumit dhe magnezit. Marrja e tepërt e disa suplementeve mund ta prishë këtë ekuilibër.

aussi Que se passe-t-il dans le corps lorsque le sucre est complètement supprimé de l'alimentation ? Lifestyle Que se passe-t-il dans le corps lorsque le sucre est complètement supprimé de l'alimentation ?

Për shembull, sasi shumë të larta të vitaminës D mund të rrisin kalciumin në gjak dhe urinë, duke favorizuar depozitimin e kalciumit në veshka.

Si t’i përdorni më me kujdes?

Mos merrni të njëjtin përbërës nga disa suplemente. Kontrolloni etiketat për të shmangur dozimin e tepërt.

Mos mendoni se “më shumë është më mirë”. Doza më e lartë mund të mos sjellë përfitim shtesë dhe mund të rrisë rrezikun e toksicitetit.

Zgjidhni produkte të testuara në mënyrë të pavarur, për shembull nga organizata si USP ose NSF.

aussi Un vaccin expérimental empêche la récidive du cancer lors d'un essai clinique Lifestyle Un vaccin expérimental empêche la récidive du cancer lors d'un essai clinique

Nëse përdorni ilaçe ose keni probleme me veshkat, këshillohuni me mjekun ose dietologun para se të shtoni suplemente.